E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me 2009, shpenzimet e shqiptareve per turizem jashte rriten 6 %

Nderkohe, turistet shqiptare shpenzuan jashte vendit 296.7 milione euro ose 6.0 per qind me shume se vitin e kaluar. Ndryshe nga shume zera te tregtise me jashte, sherbimet e turizmit per vitin 2009 kane rezultuar pozitive. Te huajt kane shpenzuar per turizem ne Shqiperi 2.7 milione me shume se te shqiptaret jashte vendit. "Sherbimet e udhetimit regjistruan nje rezultat pozitiv prej 2.7 milione eurosh, duke kthyer kahun e prirjes nga deficit ne suficit. Sherbimet e udhetimit zene peshen me te madhe ne te ardhurat dhe shpenzimet e sherbimeve, me perkatesisht 75 dhe 71 per qind te totalit." Njofton Banka e Qendrore ne analizen e saj per tregtine e vendit me jashte. Hyrjet valutore nga sherbimet e udhetimit arriten ne 299.4 milione euro ose 19.8 per qind me te larta se ne vitin 2008. Shqiperia ka konkurruar denjesisht vendet e Rajonit ne kete sezon turistik. Eksperte te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve theksojne se, sfida e se ardhmes e turizmit shqiptar eshte te terheqe rreth 6 milione turiste ne vit. Sipas tyre, rreth 600 milione turiste nga e gjithe bota vizitojne gjate nje viti vendet e pellgut mesdhetar dhe sfida e Shqiperise eshte te beje te mundur terheqjen e 1 per qind te ketyre vizitoreve ne vendin tone. Megjithese rajoni dhe bota po kalojne nje periudhe krize financiare e ekonomike, sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Turizmit, ka nje rritje rreth 40 per qind te numrit te turisteve te huaj qe kane vizituar Shqiperine, ne krahasim me 9 mujorin e pare te 2008. Kjo do te thote qe Shqiperia mbetet nje destinacion atraktiv turistik ne kete krize ekonomike boterore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›