Me femijet te prin e mbara
Vertet "kripe" dhe "mjalte" pritet te sjellin femijet e trupes se baletit "Spekter" ne sallen e TOB-it, nen koreografine e Llaqi Nakos. Ai ishte Halili ne baletin Halili dhe Hajria", i vene per here te pare ne skene ne 13 janar te vitit 1963, ndersa sot eshte profesori i rreth 40 balerineve te vegjel, qe do te performojne pjese te ndryshme bashkekohore dhe klasike e qe do te shoqerohen gjithashtu nga nxenesit e shkolles se muzikes "Servete Maci". Keta te fundit do te interpretojne dy numra korale, kater instrumentale dhe dy pjese me harqe. Ne nje interviste per "Koha Jone", koreografi Llaqi Nako rrefen pervec ketij evenimenti, edhe marredheniet me te birin, Albi Nakon, deshiren e se bijes per te kercyer, endrren e saj te mbetur ne sirtar etj. Ai ka qene gjithashtu profesori i pare i shume balerineve te njohur, si Eno Birko, Ilir Avduli, Huejda El Sajed etj., qe sikurse thote ai me modestine e tij, nuk jane produkt i tij, por i punes se tyre.
Perse u vendos qe sezoni te hapej me femijet?
Ne beme nje prove qe shkoi mire, pati ekzigjenca te karakterit profesional, ndaj drejtori Zhani Ciko na beri nje ftese. Thone ne fakt qe me femijet te ecen mbare, por kjo eshte per ne njeherazi nje pergjegjesi e madhe, kemi mbi dy jave qe bejme prova, kjo per shkak se skena e TOB-it eshte tempulli me i larte i ekzekutimit profesional.
Per cilen grupmoshe behet fjale?
Grupi i pare fillon me femijet e moshes 5-vjecare, me pas vijne ata te moshes 8-9-vjecare dhe se fundi femijet 12-13 vjec. Duhet te theksoj se edhe keta femije nuk vijne nga shkolla e Baletit, une kam bindjen se ne do ta perligjim kete skene, pra, nuk do ta bejme ate "pis".
Mund te na thoni dicka per pjeset qe do interpretoni?
Kemi bere kujdes ne perzgjedhjen e pjeseve. Do te kete qe nga pjeset argetuese e deri te numrat me karakter tematik. Kemi perzgjedhur edhe nje pjese, nje fragment nga "Cuca e maleve", per analfabetizmin dhe gjakmarrjen ne vendin tone. Do te kete gjithashtu tap-dance, kercim qe ka nevoje per shume profesionalizem. Nuk do te interpretohet live, pasi ka nevoje per kepuce te posacme, tapetin etj., si dhe pjese klasike nga Shtrausi etj. Fakti qe femijet guxojne, qe veshin pullupackat, pra kostumet e mjellmave, eshte shume pozitiv.
Ju keni qene mesuesi i shume balerine te njohur ne fillesat e tyre, apo jo?
Rrezimi i sistemit komunist mua me gjeti mbi 40 vjec, ndaj me tim bir, Albin, nisem te eksperimentojme me grupe femijesh, fillimisht te Cirku i Tiranes, me emra si Eno Birko, Ilir Avduli, Huejda El Sajed etj., ndersa ne vite kane ardhur edhe shume tjere.
Pra, mund te them ne njefare menyre se ata jane produkt i punes suaj?
Degjo, ata nismen e kane pasur tek une, me pas kane qene dhe jane produkt i punes se tyre dhe vullnetit te tyre te metejshem.
Eshte me e veshtire apo me e lehte te punosh me femijet?
Padyshim qe eshte me e veshtire. Te punosh me femijet nuk eshte pune femijesh. Por, rezultati qe sheh pastaj kur ata ngjiten ne skene, te jep me te vertete shume kenaqesi. Femijet jane brume qe mund t'i punosh ti si mesues deri aty ku ke imazhin, nese ai nuk e arrin kete, duhet pastaj ta gjesh gabimin te vetja.
Si i perzgjidhni ju femijet, a thoni ndonjehere "jo"?
Une i le fillimisht te lire, si uji qe e derdh diku, kjo per te pare talentin e tyre. Nuk dua t'i ngurtesoj, ne menyre qe femijet te behen skematike. Normal qe shoh edhe proporcionet fizike dhe them "jo" sidomos kur nuk kane vesh muzike.
Na tregoni dicka per femijet tuaj, si dhe per fillesat e Albi Nakos ne balet?
Une kam nje vajze dhe nje djale. Kur ka qene e vogel, vajza, e cila tashme eshte piktore ne SHBA, ka pasur shume deshire te behej balerine. Por une konstatova se ajo nuk do te hidhte shtat, ndaj nuk doja te zgjidhte kete rruge. Edhe sot e kesaj dite, qe ajo eshte nene e nje vajze 11-vjecare, me thote, "ah, c'me ke bere". Ndersa per Albin mund te them se i jam jashtezakonisht mirenjohes, pasi ne fushen e krijimtarise artistike eshte bere shkas ai, jo une. Ate e gjeti tranzicioni ne moshen e shkolles, dhe duke qene se semurej shpesh nga gryket, e futem ne shkollen e Baletit qe te forcohej disi. Sigurisht qe ishte ndihme qe me kishte mua edhe baba, edhe pedagog. Por me e cuditshmja eshte qe une nuk e kisha menduar se ai do behej balerin, duke pare edhe te dhenat e tij me teper te orientuara drejt sportit.
Ju ka mbetur peng qe vajza nuk u be balerine?
Me vjen keq qe i ka mbetur deshira ne zemer, por une mbetem tek e imja, qe edhe nese ajo do behej balerine, nuk do ecte sa duhet. Megjithese, edhe tani ne moshen 38-vjecare ben sparkaden e shume ushtrime te tjera.
A mund te themi se sa i perket roleve te "forte" ne skene, Albi ju ngjan juve?
Une ne fakt kam pasur me perzemer rolet e karakterit. Mbase kete e ka trasheguar edhe im bir nga ana gjenetike, duke qene se edhe atij i pelqejne rolet e "forte". Mbaj mend njehere qe me tha: dua te bej dicka", e une iu pergjigja, "mos ia fut kot". Ne fakt ai e realizoi dhe doli shume bukur. Behej fjale per nje pjese te Michael Jackson me nje 5-she djemsh. Mes nesh ka pika te aferta e te largeta, qe kane te bejne me shijen dhe shume dukuri te tjera.
Cfare mendoni se ka te vecante si balerin Albi Nako?
Ai ka nje admirim te pazakonte per punen. E them me bindje se, nese ka njeri me skrupuj profesionale, ai eshte im bir. Qe ne oren 11:00 te paradites, e deri ne oren 02:00 te nates, ai eshte ne pune. Pervec kesaj, ai nuk i imiton levizjet, por i nxjerr ato nga vetvetja, nuk e njeh plagjiaturen.
Intervistoi: Fjoralba Shahaj