E Shtunë, 31 Tetor 2026

"OJF-te do shnderrohen ne institucione fetare"

Drejtori i Organizates per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut, Altin Hazizaj, sqaroi se vetem nese marrin karakter fetar keto organizata nuk do te paguajne TVSH-ne

Pak dite me pare, drejtuesit e rreth 50 Organizatave Jofitimprurese qe operojne ne Shqiperi, i derguan nje leter zyres se kryeministrit Sali Berisha, ne te cilen kerkohej nje takim per te diskutuar ne lidhje me mendimin e ligjit qe i detyron keto organizata te paguajne taksen e TVSH-se. Ne lidhje me kete ceshtje, ne pyetem Altin Hazizajn, drejtues te CRCA-se, Organizates per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve. Ai sqaroi per gazeten "Koha Jone" se ky ligj eshte diskriminues per OJF-te, ndersa institucionet fetare, qe shpeshhere kane edhe biznese fitimprurese, jane te perjashtuar nga TVSH-ja. Per me teper, OJF-te kryejne rendom punen e pushtetit lokal, ne shperndarjen e sherbimeve, apo ndihmave, si veshmbathje, ushqime etj., e duhet edhe te tatohen. Ne te tilla kushte, nese nuk amendohet ligji, zgjidhja do te ishte qe edhe ne te merrnim karakter fetar", theksoi Hazizaj.

Ju keni firmosur nje leter drejtuar kryeministrit Berisha, ku kerkohet amendimi i ligjit, sipas se cilit te gjitha duhet te paguajne TVSH. Cfare kerkoni konkretisht?

Perfaqesuesit e rreth 50 Organizatave Jofitimprurese qe kane nenshkruar kete leter, kerkojne qe te caktohen kritere te qarta per zbatimin e TVSH-se. Te vendoset nje mates per kete qellim.

Ju do te prisni pergjigjen e kryeministrit, e nese ajo eshte negative per ju, c'do te benit?

Ne presim qe brenda dy javesh te na kthehet nje pergjigje per nje takim te mundshem apo jo me kreu e qeverise. Duhet te theksoj se zyra e kryeministrit eshte korrekte dhe ne pergjithesi kthen pergjigje ne kohe. Ne varesi te pergjigjes, do te varioje edhe reagimi. Ne jemi ne pritje te argumenteve te tij, por nese ai do te tregohet i prere, zgjidhja jone do te ishte qe edhe ne te shnderrohemi ne institucione fetare.

Perse ne institucione fetare?

Sipas ligjit ne fuqi, institucionet fetare nuk paguajne TVSH, pasi sipas ligjit kane karakter shpirteror.

Ku qendron problemi atehere?

Ceshtja eshte se pjesa me e madhe e institucioneve fetare kane biznese dhe perfitojne te ardhura, ndersa perkundrazi, OJF-te nuk kane fitime, madje ofrojne sherbime.

Pra, zgjidhja perfundimtare per ju do te ishte qe OJF-te te merrnin karakter fetar?

Po, ose te marrin karakter fetar, ose te behen biznese te mirefillta, me fitime dhe taksa.

Sa do t'ju prekte juve TVSH-ja?

Do te na prekte absolutisht ne te gjitha kuptimet e ne cdo aspekt. Duke qene se shpeshhere pushteti lokal eshte i paafte te permbushe detyrat dhe sherbimet ndaj qytetareve, edhe pse vjel taksa, kete gje e bejne OJF-te, duke ofruar ndihme falas e qe tashme edhe tatohen.

Megjithate, ka jo pak zera se edhe emertimi "OJF" eshte jo rralle here abuziv?

Padyshim qe po. Ne propozojme te ngrihet nje grup pune nga qeveria dhe pjesetare te Organizatave jo fitimprurese, e te caktohet nje per qindje, mbi bazen e se ciles cdo organizate te tatohet. Keshtu psh., nese CRCA-ja hap nje kopsht ne katin e pare te baneses, te pakten 50 per qind te fitimeve i con per sherbime, atehere nuk duhen aplikuar taksat. Por, nese me shume se 50 per qind jane fitime te organizates, atehere mund te aplikohen taksat. Personalisht, mendoj qe te pakten gjysma e volumit te punes duhet te kete karakter zhvillues ose humanitar.

A ka raste konkrete ne Shqiperi te OJF-ve qe operojne si biznese?

Mund te permend ketu edhe shkolla qe jane regjistruar si OJF. Po keshtu, edhe struktura qe organizojne spektakle qe kane si baze shitjen e biletave, pra fitimin, e jo sherbimin ndaj qytetareve ne nevoje.

Po ne praktikat evropiane e me gjere, si ndodh ne kesi rastesh?

Varet. Di qe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nje OJF mund te kete aktivitet financiar deri ne 250 mije dollare, kur tejkalohet kjo shume, aplikohen taksat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›