E Diel, 1 Nëntor 2026

Me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Republikës së Italisë, z.Franco Frattini dhe agjensisë ANSA, Ministri i Shtetit për Koordinim, z.Marko Bello, mori pjesë në takimin e zhvilluar në Napo

Me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Republikës së Italisë, z.Franco Frattini dhe agjensisë ANSA, Ministri i Shtetit për Koordinim, z.Marko Bello, mori pjesë në takimin e zhvilluar në Napoli më 31 Maj 2004 për lancimin e ANSAMED (Agjensia e Parë e Lajmeve për Mesdheun).

Krijimi i kësaj agjensie për Mesdheun është një eveniment i rëndësishëm për të gjitha vendet që përfshihen në këtë rajon, i cili përfshin 22 shtete me një popullsi prej 450 milionë banorë, sipërfaqe 7 milionë kilometër katrorë dhe ku shkëmbejnë informacion 100 agjensi.

Në këtë konferencë, si përfaqësues i Qeverisë Shqiptare përshëndeti këtë iniciativë të re të ANSA-s, Ministri Bello, i cili e vlerësoi krijimin e ANSAMED si një mjet të rëndësishëm për pasqyrimin e realiteteve të reja në fushat e tregtsë, industrisë, turizmit, kulturës dhe më gjerë. Ministri Bello theksoi gjithashtu se kjo nismë e re do të shërbejë si një avokate perfekte në rrjetin ndërkombëtar të informacionit për pasqyrimin realist dhe objektiv të arritjeve të vendeve tona në drejtim të paqes në rajon, forcimit të sigurisë, prosperitetit ekonomik dhe promovimit të bashkëpunimit kulturor.

Më tej Ministri theksoi rolin dhe kontributin e rëndësishëm të Italisë në këtë nismë, si një vend qëndror i Mesdheut, e cila ka qenë protagoniste e Europës së Bashkuar dhe në avangard të nismave të rëndësishme të strukturave EuroAtlantike.

Një aspekt i rëndësishëm i këtij takimi ishte mbështetja e ofruar në emër të Qeverisë Italiane për vendet e rajonit, dhe në vecanti për Shqipërinë, nga Ministri Frattini, në drejtim të përpjekjeve për integrim në Bashkimin Europian dhe strukturat EuroAtlantike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›