Deklaratë e Zëdhënësit të Kryeministrit- -U diskutua mbi ecurinë e investimeve publike, ndërhyrjen dhe shtimin e buxhetit për këtë vit, Raportin e SKZHES "Analiza e realizimit për viti
Deklaratë e Zëdhënësit të Kryeministrit-
-U diskutua mbi ecurinë e investimeve publike, ndërhyrjen dhe shtimin e buxhetit për këtë vit, Raportin e SKZHES "Analiza e realizimit për vitin 2003, Vizioni dhe Objektivat Aftagjatë të saj, si dhe Programi i masave publike për periudhën 2004-2007.
Ne mbledhjen e komitetit te politikave ekonomike të drejtuar nga Kryeministri Fatos Nano u diskutua mbi ecurine e investimeve te fondeve buxhetore. Komiteti diskutoi me pergjegjesi mbi nxitjen e hapave per te dinamizuar kete proces te rendesishem per shkak te angazhimeve qeverisese ne rritjen e realizimit te investimeve publike me nje impakt te prekshem ekonomiko-social si dhe per te shmangur ç do praktike vonese apo abuzimi.
Me urdher te Kryeministrit javen e kaluar eshte ushtruar nje kontroll administrativ per ecurine e investimeve ne te gjitha ministrite per periudhen Janar-Maj 2004. Nga ky kontroll rezultoi se realizimi i prokurimeve publike dhe investimeve ne pergjithesi ishte ne nivelet e duhura me perjashtim te disa sektoreve te vecante per te cilet u konstatuan probleme.
Nisur nga konstatimet e kontrollit te brendeshem administrativ si dhe nga raporti i Kontrollit te Larte te Shtetit, Kryeministri terhoqi verejtje per problemet e evidentuara
• Ministrit te Arsimit dhe Shkences
• Ministrit te Shendetsise
• Ministrit te Transportit dhe strukturave pergjegjese ne drejtorine e pergjithshme te rrugeve
• Ministrit te Industrise dhe Energjitikes
Gjithashtu Kryeministri urdheroi qe te gjithe ministrat dhe titullaret e institucioneve perkatese, te marrin masat per te shqyrtuar problemet e konstatuara ne raportet e mesiperme dhe te fillojne procedimin disiplinor ne perputhje me legjislacionin e shebrimit civil ndaj te gjithe personave qe do te rezultojne pergjegjes per shkeljet e konstatuara pavaresisht nga niveli i tyre duke filluar nga sekretaret e pergjitheshem.
Nje ceshtje e rendesishme e diskutuar sot ishte dhe nderhyrja ne Buxhetin per kete vit duke realizuar shtimin e ketij buxheti.
Ne funksion te menaxhimit efektiv te burimeve financiare te shtetit, mbeshtetur ne burimet suplementare te krijuara nga realizimi me sukses i privatizimit te Bankes se Kursimeve ne mbledhjen e komitetit u paraqit drafti i nje buxheti suplementar, i cili siguron perdorimin e ketyre fondeve brenda vitit 2004.
Pas diskutimeve u vendos qe ne masen 50% do te financohet per uljen e huamarrjes se brendshme dhe pjesa tjeter per investime ne sektore prioritare te percaktuar ne Strategjine Kombetare dhe Programin Buxhetor Afatmesem qe lidhen me arsimin, shendetesine, transportin, turizmin, furnizimin me uje, pushtetin gjyqesor etj. Komiteti i politikave ekonomike propozimet ne lidhje me disa ndryshime ne dreftin e buxhetit suplementar do ti kaloje per shqyrtim per shqyrtim dhe miratim ne mbledhjen e neserme te Keshilit te Ministrave.
Raporti i progresit te Strategjise Kombetare te Zhvillimit Ekonomiko Social "Analiza e Realizimit per vitin 2003, Vizioni dhe Objektivat Afatgjate te saj si dhe Programi i Masave Publike per periudhen 2004-2007"
Strategjia Kombetare per Zhvillim Ekonomiko Social eshte dokumenti themelor i politikes afatmesme te Qeverise.
Hapja e procesit te negocimit te Marreveshjes se Stabilizim Asocimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian, si dhe perfshirja e vendit ne procesin boteror te Sfidave te Mijevjecarit e kane pasururar permbajtjen e kesaj Strategjie duke e kthyer ate ne nje dokument qendror udheheqes ne rrugen e zhvillimit dhe Integrimit Europian te vendit.
Ky dokument eshte rezultat i nje vemendje te vecante te Qeverise ne lidhje me formulimin, zbatimin, monitorimin dhe perditesimin e kesaj strategjie.
Dokumenti ofron nje analize te thelluar te zbatimit te masave publike prioritare dhe shkallen e realizimit te objektivave kryesore per vitin 2003, objektivat dhe programin e masave publike prioritare per periudhen afat-mesme 2003-2007 si dhe disa nga objektivat themelore te zhvillimit ekonomik e social te vendit te parashikuara per nje periudhe afat-gjate 2004 – 2015.
Objektivat dhe masat publike prioritare jane programuar duke siguruar nje prioritizim dhe nje perputhje sa me te mire me instrumentat financiar, buxhetin vjetor dhe ate afat-mesem si dhe perspektiva e procesit te Integrimit Europian dhe Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit.