Inva si Adina në operën e San Franciskos
Pak ditë më parë skena e operës së San Franciskos në SHBA, ka mikpritur sopranon shqiptare Inva Mula. Ajo ka interpretuar së bashku me baritonin italian Giorgio Caoduro në “L’elisir d’amore”, një nga veprat më të njohura të kompozitorit Gaetano Donizetti. Mula në rolin e Adinës ka mrekulluar publikun amerikan. Madje shtypi vendas nuk i ka kursyer kritikat pozitive. “Sopranoja shqiptare ishte e shkëlqyer si Adina”, shkruan e përditshmja amerikanë “The Epoch Times”, pas shfaqjes së premierës.