E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga ekspertit te gjykates, mori 10 mije euro ryshfet

Vlore- Eksperti i Gjykates se Vlores i caktuar per vleresimin e demeve ne pyjet e zones per te cilen akuzohen 18 zyrtare, arrestohet per korrupsion. Inxhinieri i pyjeve, Besnik Kuci, 50 vjec, akuzohet se per te bere nje ekspertim te dyte, ku do te ulte vleren e demit te shkaktuar qe deklarohet 40 milione dollare, ka perfituar 10 mije euro. Kete shume ai e ka kerkuar ndaj dy te pandehurve ne proces, Qatip Veshi e Adi Leskaj. Te pandehurit gjykohen ne gjendje te lire dhe dje ka qene seanca e radhes e cila eshte shtyre per mungese avokatesh. Lajmin per arrestimin e ekspertit e beri te ditur policia e Vlores diten e djeshme, ndersa vete i dyshuari e ka quajtur nje kurth te qellimshem, pasi ai kishte nxjerre me pare demin real te shkaktuar nga 18 te pandehurit.

Eksperti i pyjores, Besnik Kuci, mesohet se eshte i licencuar per te kryer veprime per llogari te institucioneve, ndersa operonte edhe me Gjykaten e Vlores ne perpilimin e raporteve te vleresimit. Por rreth ores 23:00 te se henes, ai eshte ndaluar nen akuzen e "korrupsionit pasiv", "vjedhje me ane te mashtrimit" si dhe per "ekspertim te rreme", kundrejt shumes prej 10 mije eurosh qe u ka kerkuar dy te pandehurve ne proces. Operacioni eshte kryer nga oficeret e Krimit Ekonomiko-Financiar ne drejtorine e Vlores. Ne baze te ekspertimit te dorezuar edhe ne prokurori e gjykate, demi material i shkaktuar ne pyje, kryesisht me pemen e rralle te Ilqes, arrin vleren 36 milione leke. Ka qene nje nga referimet e Prokurorise ky vleresim, ku fillimisht u prangosen 7 persona, ndersa aktualisht jane ne gjykim 18 te pandehur, pasi demi mendohet te jete me i madh edhe ne siperfaqe te tjera. Vete te pandehurit kane kerkuar gjate procesit nepermjet avokateve mbrojtes rivleresim te aktit te ekspertimit dhe ndryshim te ekspertit per nje sere faktoresh, nje prej te cileve se Besnik Kuci nuk dispononte arsimin e larte, por ate te mesem, profili zooteknik, kerkese kjo qe nuk u mor parasysh nga Gjykata.

Ne baze te hetimeve te kryera, Kuci dyshohet se i ka kerkuar Leskajt e Veshit, dy prej te pandehurve, para ne kembim te nderhyrjes per ndryshim te aktit te ekspertimit dhe njekohesisht ndryshim te ekspertit qe do te kryente vleresimin pasi te terhiqej vete. Ky "nder" mesohet se eshte kerkuar ne kembim te nje sasie parash prej 10 mije eurosh. Por dy te pandehurit kane denoncuar ne prokurori dhe polici, duke kerkuar edhe kryerjen e pergjimeve. Vezhgimet dhe bisedat telefonike te pergjuara kane cuar ne organizimin e nje aksioni kurth per dorezimin e parave. Ne momentin qe nje prej te afermve te se pandehurve ka shkuar per te dhene parate, agjentet kane nderhyre duke kryer ndalimin ne flagrance.

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›