E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, bie nga kati i pestë, vdes punëtori 24 vjecar

TIRANË- Një 24 vjecar ka gjetur vdekjen si pasojë e rënies nga lartësia e një pallati në ndërtim, në rrugën “5 Maj“ në kryeqytet. Ngjarja ndodhi kur Hajri Çiku punëtor ndërtimi ka humbur ekuilibrin në katin e pestë tek hapësira e ashensorit ku po punonte duke rënë në gropën e ashensorit.

Ka qenë e vështirë për kolegët e tij t’i jepnin ndihmë për shkak të vështirësisë së krijuar në vendin e rënies. Pavarësisht ndërhyrjes 24 vjecari ndërroi jetë rrugës për në Spitalin Ushtarak. Burime të policisë bëjnë me dije se janë shoqëruar për të dhënë shpjegime kolegët e Çikut si dhe pronarët e pallatit për të dhënë shpjegim si dhe për masat e sigurisë në punë. Ekspertiza në vendngjarje dhe materialet hetimore të dërguara në prokurori paraprakisht konfirmojnë faktin se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale të shkaktuar nga pakujdesia e 24-vjecarit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›