E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet bruceloza, prek dy paciente ne Berat

Konsumimi i qumeshtit dhe nenprodukteve te tij, shkaku i infektimit

Semundja e brucelozes eshte rishfaqur serish ne qarkun e Beratit me dy raste te reja te te prekurve, paciente te cilet dyshohet se e kane marre semundjen nga konsumimi i qumeshtit dhe nenprodukteve te tij. Burime nga reparti infektiv prane Spitalit Rajonal te Beratit bejne me dije se ditet e fundit eshte rishfaqur semundja e brucelozes ku brenda ketij viti numri i te prekurve prej saj ka shkuar ne 56. Kane qene dy paciente nga rrethi i Skraparit te prekur, te cilet ndodhen aktualisht prane repartit infektiv per ndihme mjekesore. Rasti i pare sipas mjekut infeksionist eshte regjistruar kater dite me pare kur Kudret Bregu, nga fshati Gjerbez i rrethit te Skraparit ka mberritur prane ketij reparti ne gjendje te rende shendetesore. 31-vjecari mesohet se ishte prekur nga bruceloza gjate kohes qe punonte si emigrant ne Greqi dhe pasi ishte kthyer prane baneses, konstatoi semundjen. Por, fillimisht pacienti mesohet te jete kuruar ne shtepi me mjekimin e farmacistit, gje e cila mesohet se ka ndikuar mjaft ne gjendjen e tij shendetesore. Nje mjekim te pa specializuar mesohet ta kete marre dhe ne spitalin e qytetit te Corovodes dhe vetem kater dite me pare ai mberriti ne gjendje mjaft te rende. Mjeku infeksionist Ceca konfirmoi se pacienti ishte prekur nga bruceloza dhe se mungesa e nje mjekimi te specializuar i kishte shkaktuar komplikacione te medha. Nderkohe, nje tjeter paciente po me semundjen e brucelozes eshte regjistruar dy dite me pare. Hajdin Hajdini, 67 vjec nga qyteti i Policanit, mberriti prane ketij reparti nen dyshimet e mjekeve te atjeshem se ishte prekur nga bruceloza. Pacienti ka marre ndihmen mjekesore dhe ndodhet aktualisht prane ketij pavijoni nen kurimin intensiv. Mjeku Ceca pohoi se dy pacientet kane pasur simptomat e temperatures se larte, djerses shoqeruar me ere, humbje te rezistences, dhimbjes se kyceve, etj. Burime nga Drejtoria e Bujqesise dhe Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatoreve bejne me dije se menjehere pas marrjes se informacionit, inspektoret ne terren kane kryer vaksinimin e bagetive ne fshatin Gjerbes, dhe kane ushtruar kontrolle ne tregtimin e mishit ne qytetin e Policanit.

Erjola Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›