Më lironi, dua të largohem
Mbrojtësi 32-vjeçar e ndien veten në formë dhe të gatshëm për ti shërbyer ende skuadrës së Mourinjos. Mbrojtësi portugez, Karvajo, kërkon ti bashkohet për herë të tretë trajnerit Mourinjo pas dy eksperiencave të para tek Porto dhe çelsi.
"Për mua do të ishte një ëndërr nëse do të luaja tek klubi më i mirë në botë dhe të punoja përsëri me një nga trajnerët më të mirë të momentit në botë.
Unë i jam shumë mirënjohës presidentit të “bluve”, Roman Abramoviçit, për 6 vitetet bukura që më mundësoi këtu por tashmë i kërkoj që të më jap mundësinë që ti bashkohem edhe një herë Mourinjos”- është shprehur mbrojtësi portugez,Rikardo Karvajo.
Sipas mediave angleze skuadra e çelsit ka pranuar të lërë të lirë mbrojtësin për transferimin drejt Madridit, për shumën e gjashtë milion eurove.
Pas publikimit të këtij lajmi drejtuesit e skuadrës madrilene janë shprehur të gatshëm për të sjellë në Madrid mbrojtësin portugez.
Tekniku Mourinjo ka aprovuar afrimin pranë skuadrës së tij të mbrojtësit Karvajo pasi ka një lidhje të ngushtë me lojtarin.