E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini sulmon Interin për Balotelin

Man. Siti

“Kur klubet e tjera e marrin vesh se Mançester Siti është i interesuar për lojtarët e tyre, ua ngrenë çmimin. Kjo nuk është e drejtë”. Në këtë mënyrë është shfryrë Roberto Mançini, trajneri i Sitizensave, i cituar në faqet e “Daily Express”. Trajneri kritikon ashpër Interin, i cili ka kërkuar "një thes me para për Balotelin”. Duke parë pretendimet e mëdha të klubit të Moratit, Mançini shpjegon se tashmë strategjia e Mançester Sitit është ajo e “pritjes”. “Jemi të interesuar për lojtarë të mirë si Baloteli e Milner, thotë ai, por ka ende kohë deri në mbylljen e merkatos”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›