Mesfushorët e kombëtares në mes të "katër rrugëve"
Ervin Skela, Klodian Duro,Ervin Bulku dhe Gilman Lika nuk kanë ende një skuadër ku të luajnë sezonin e ardhshëm.
Katër lojtarëve shqiptar i kanë mbaruar kontratat me klubet e tyre dhe nuk kanë arritur të bindin drejtuesit e skuadrave respektive për të rinovuar kontratat për sezonin ardhshëm.
Një nga shkaqet kryesore se pse mesfushorët e kombëtares shqiptare janë pa skuadër është edhe mosha e tyre madhe. Vlonjati Skela është 34-vjeç, Duro 33-vjeç, Bulku 29-vjeç dhe më i riu është mesfushori shkodran, Gilman Lika, vetëm 23-vjeç.
Një tjetër shkak që po rëndon situatën aspak të qëtë të lojtarëve shqiptar, është se në drejtim të tyre ende nuk ka ardhur asnjë ofertë konkrete dhe në këtë mënyrë, ngushëllimi i vetëm për ta me sa duket do të jetë kampionati shqiptar.
Mos aktivizimi e katër mesfushorëve të kombëtares kuqezi për sezonin e ardhshëm do të ketë një ndikim të konsiderueshëm edhe në lojën e ekipit kombëtar në prag të ndeshjeve eliminatore për “Euro 2012” pasi ata janë shtylla kryesore mesfushës së kuqezinjve të drejtuar nga tekniku kroat, Josif Kuzhe.