Raul më në fund firmos për Shalken
Kontrata
Sulmuesi spanjoll, Raul Gonazales, kapiteni historik i Realit të Madridit, ka firmosur tashmë kontratën që do ta lidhë për dy sezone me klubin gjerman, Shalke 04. Lajmin e jep për të sigurt shtypi gjerman. Raul, 33 vjeç, ka firmosur për dy sezone dhe do të fitojë 6 milionë euro sipas “Bild”. Drejtori sportiv i Realit të Madridit ka autorizuar transferimin, duke prishur kontratën e lojtarit me klubin spanjoll, e cila do të skadonte vitin e ardhshëm. Për konfirmimin zyrtar të kalimit të Raulit te Shalke do të duhet të presim edhe disa ditë.
#