E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo, flirt me ish-in e Adrianos

Ylli

Pushimet braziliane të Ronaldinjos nuk janë karakterizuar vetëm nga ndeshjet në rërë dhe pjesëmarrjet e shumta në koncertet e sambas. Ndërsa shtypi ishte fokusuar për kalimin e mundshëm të tij te Flamengo, synimet e tij (të paktën gjatë natës) ishin të një tipi tjetër. Në fakt nuk kanë munguar lajmet për flirte të mundshme, dhe një prej tyre vetëm një javë më parë është zbuluar nga revista “Ego”, sipas së cilës vajza e fotografuar nën shoqërinë e fantazistit kuqezi është ish e dashura e sulmuesit aktual të Romës, Adrianos, Marçalla Markez.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›