“Më mirë Berisha kryeministër sesa Meta”
Kreu i PSD, Gjinushi kundër Metës kryeministër
Profesori i matematikes Skender Gjinushi nuk preferon ta quajë as batutë, ironinë që Ilir Meta bëri me deklaratat e tij që mes Metes dhe Berishës kryeministër zgjidhte këtë të fundit. Gjinushi thotë së Meta e zbulojë para kohë atë që ka planifikuar kur ju bashkua koalicionit me partinë socialiste. Ndërsa dëshirën e Nasip Naços për ta parë Metën Kryeministër pas 23 qershorit, Gjinushi e quan gafë politike në rastin më të mirë që realist krijon diversion që shkakton konfuzion tek elektorati i majtë. Ambicien e Metës për tu vendosur në krye të ekzekutivit siç e shikon Gjinushi të vërtetën që fshihet pas deklaratave të eksponentëve të LSI, përçon tek votuesit, se brenda të majtës ka një luftë për karrige. Dhe kjo për kreun e PSD është e papranueshme pasi Meta dhe Berisha janë anët e një medalje pasi bashkëqeverisje për 4 vjet. Gjinushi nuk e fsheh që në këto zgjedhje partia e tij kërkon të marrë vota nga elektorati i LSI, pasi kanë treguar sipas tij nuk e devijon mandatin.