Papandreu, Ajala e Rama në unison: “Po na përçajnë gjermanët - borgjezët janë armiku ynë i brendshëm”
E majta botërore në krizë, pas shkrirjes së Internacionales Socialiste
Ndarja e Internacionales Socialiste mes partive të majta perëndimore dhe atyre të lindjes, tashmë është një fakt i kryer. Kjo ndarje është me e qartë se kurrë pikërisht në 150 vjetorin e krijimit të Partisë Socialdemokrate Gjermane, një prej themelueseve të kësaj organizate. Pikërisht në këtë jubile, të majtët Europianë po promovojnë edhe krijimin e “Aleancës Progresiste”, një union politik që synon krijimin e një të majte të re të rigjallëruar, shumë herë më aktive, më të fuqishme, më demokratike dhe larg atyre që konsiderohen si despotë të Lindjes së Mesme, Afrikës, Azisë e Amerikës Latine të modelit Ben Ali, Mubarak apo Daniel Ortega. Shkurt, një e majtë krejt ndryshe nga Internacionalja aktuale Socialiste. Në atë që duhej të ishte një mesazh urimi, presidenti i Internacionales Socialiste Jorgos Papandreu dhe sekretari i përgjithshëm Luis Ajala, i dërgojnë kolegut të tyre gjerman Sigmar Gabriel, një letër me 7 faqe, e cila është publikuar e plotë në të portalin në internet të së përjavshmes gjermane Spiegel. Papandreu dhe Ajala shfrytëzojnë këtë jubile për të akuzuar në veçanti Sigmar Gabrielin për përçarjen e së majtës ndërkombëtare. Papandreu dhe Ajala i konsiderojnë arsyet që socialdemokratët gjermanë kanë dhënë për krijimin e një aleance të re të së majtës si “sulme personale, konkurrencë dhe fajësime të gabuara”. Dy drejtuesit e internacionales socialiste i rikujtojnë socialdemokratëve gjermanë se ishin pikërisht ata që i pranuan në Internacionalen Socialiste, partitë e diktatorëve të Tunizisë dhe Egjiptit të rrëzuar me revolta popullore, shumë kohë para se socialistët grekë të bëheshin gjithashtu pjesë e saj. Papandreu dhe Ajala thonë gjithashtu se ndarja po bëhet në një moment tepër të vështirë në të cilin gjendet e majta botërore. Një moment kur sot më shumë se kurrë i nevojitet të jenë të bashkuar, për tu rikthyer në pushtet pas shumë vitesh në opozitë, veçanërisht në vendet Europiane. Edhe Edi Rama zëvendësministër i 36 I Internacionales nuk është prononcuar rreth përçarjes së të majtës, por me siguri do të mbajë krahun e Papandreut dhe Ajalës që janë edhe sponsorët e tij më të mëdhenj të politikën e brendshëm dhe të jashtme. Mbështetja e Papandreut dhe Ajalës ka qenë për Edi Ramën e pakursyer.