"Më ndjeni. Gabova shumë rëndë!"
Deputeti Hajrulla Paturi kërkon falje publike për gjestet e shëmtuara në takimin Iliria-Albpetrol, ku ka goditur me grushte gjyqtarin Shkëlqim Guçe. Me një dokument zyrtar të Parlamentit, ku ashtu si ka lënë edhe shënimin në fund, ka "shkruar me dorë dhe pa korrigjime", ai ka shpërndarë kërkesën për ndjesë. "Të nderuar zotërinj dhe zonja të medias vizive e asaj të shkruar", fillonte deklarata për shtyp, "duke qenë se gjatë gjithë kësaj jave sinqerisht jam ndjerë mjaft keq shpirtërisht, tashmë s‘duroj dot më dhe po bëj këtë deklaratë me shkrimin tim të dorës". Një fillim letre që te pjesa "tashmë s‘duroj dot më" mund të ngatërrohej edhe me një letër të ndonjë tragjedie pa kthim mbrapa, pasi ka qenë në qendër të vëmendjes si personazhi negativ.
Gjithsesi, deputeti Paturi duket tërësisht i penduar për atë që ka bërë dhe "me përgjegjësi personale dhe në emër të familjes së tij", përfaqësuesi i zonës së Fushë-Krujës në Parlament ka renditur personat të cilët shpreson që ta falin për gjithçka ndodhi. Natyrshëm kërkesa ka filluar me gjyqtarin, që vetëm një javë më parë ishte bërë viktima e tij. "I kërkoj ndjesë publike gjyqtarit Shkëlqim Guçe dhe familjes së tij për ngjarjen e rëndë të ndodhur në F. Krujë dhe lëndimet që i shkaktova", shkruante Hajrulla Paturi. Më tej, ai nuk ka harruar t‘i kërkojë falje kolegëve deputetë dhe partisë politike ku aderon. "U kërkoj ndjesë kolegëve të mi deputetë për rastin e paprecedentë", theksohej në pikën e dytë, ndërkohë që më tej shkruhej: "U kërkoj ndjesë drejtuesve të Partisë Republikane, pjesë organike e së cilës jam dhe anëtarëve të kësaj partie". Falja publike është shtrirë edhe më tej, duke filluar nga i gjithë qyteti i Fushë-Krujës dhe për të përfunduar te të gjithë shqiptarët, që nëpërmjet pamjeve të filmuara nga stoli i Albpetrolit kanë arritur të shohin këto veprime barbare (jo vetëm të deputetit, por edhe të futbollistëve të Ilirisë). "U kërkoj ndjesë sportdashësve të ekipit Iliria, banorëve të Fushë-Krujës, kryebashkiakut, forcave të rendit, trajnerit dhe lojtarëve të këtij ekipi. U kërkoj ndjesë pa përjashtim të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ju lutem të gjithëve më ndjeni! Gabova shumë rëndë!" - përfundonte letra. Falja publike ka ardhur vetëm pak ditë pasi gjyqtari kishte bërë të ditur se do të hapte çështje penale për deputetin. Në anën e "xhaketës së zezë" ishte edhe rrëfimi përpara kamerave i Paturit, që me trimëri kishte pranuar se e kishte rrahur gjyqtarin. Përfaqësuesi i Fushë-Krujës kishte shkruar edhe më tej, me fjalët "e vërteta është se shkaktari është gjyqtari. E godita, sepse ai po tallej dhe po ofendonte një qytet të tërë me arbitrimin e njëanshëm. Ai po luante me nervat e futbollistëve dhe me ndjenjat e tifozëve. E bëra atë veprim, sepse xhepat e tij janë të zinj".