E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo "sëmuret" jashtë fushe

Dinamo në krizë rezultatesh. Kjo mund të thuhet të paktën për ndeshjet jashtë fushe. Blutë humbasin në mënyrë të papritur sfidën me Kastriotin, të luajtur në fushën asnjanëse të Laçit. Goli që u ka kushtuar humbjen kryeqytetasve dhe që nga ana tjetër i ka dhuruar 3 pikë të arta krutanëve, është shënuar nga Rizvanolli në minutën e 76-të. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja vazhdon të ruajë kreun e Kategorisë Superiore, por tashmë diferenca nga rivalët është shkurtuar. Situata bëhet edhe më alarmante, pasi në garën për titullin kampionë është rikthyer edhe Tirana, që tashmë ndodhet 8 pikë larg. Largimi i trajnerit Agim Canaj (më 23 shkurt 2008, pas humbjes 1-0 në derbin me Partizanin) pritej të sillte një frymë të re në radhët e dinamovitëve. Megjithatë, kjo lëvizje nuk u ka dhënë të drejtë drejtuesve, pasi ekuilibrat në skuadër janë prishur. Në pesë javët e fundit, blutë kanë regjistruar 3 fitore dhe dy humbje: rezultate aspak pozitive, duke pasur parasysh se ata pretendojnë të shpallen kampionë pas 6 vjetësh dhe se deri në 21 javët e para skuadra kishte humbur vetëm 3 takime. Humbja me Kastriotin merr përmasa edhe më katastrofike, edhe për shkak të ecurisë së fundit që skuadra ka në takimet jashtë fushe. Dy humbje në dy sfidat e fundit, për më tepër me dy skuadra që luftojnë për të mbijetuar mes më të mirëve (fillimisht Besëlidhja dhe dje Kastrioti). Rezultati i fundit pozitiv jashtë fushe i bluve është regjistruar në mes të muajit shkurt (barazimi 0-0 në derbin me Tiranën), ndërkohë që fitorja e fundit ka qenë ajo në fushën e Besës, më 2 shkurt, në takimin e vlefshëm për javën e 18-të. Skuadra e Dajës ka qenë pothuajse inekzistente në fushën e lojës dhe është zgjuar vetëm pasi e kanë parë veten në disavantazh. Golit të Rizvanollit tentoi t‘i përgjigjet Abraham, megjithatë Mustafa i ka prishur festën afrikanit. Përveç humbjes, tjetër shqetësim për dinamovitët përbën edhe gjendja e "gardianit", Elvis Kotorri, i cili është larguar nga fusha i dëmtuar. Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vazhdim, kur do të mësohet nëse elbasanasi do të jetë gati apo jo për sprintin final të kampionatit.

Java 26

Rezultatet

Kastrioti-Dinamo 1-0

Rizvanolli 76‘

Flamurtari-Partizani 3-0

Cani 58‘, Mema 82‘, Guga 88‘

Tirana-Skënderbeu 4-0

Fagu 52‘, Kçira 61‘, Duro 79‘, 81‘

Elbasani-Besa 3-1

Ard. Nuhiu 18‘, Ahmataj 21‘ (11m), E. Dalipi 24‘ / Ahmataj 30‘ (ag)

Shkumbini-Vllaznia 3-2

K. Dalipi 45‘, 61‘, Nora 80‘ / Sinani 50‘, 89‘

Teuta-Besëlidhja 2-0

Pashaj 2‘, Mile 90+3‘

Klasifikimi

Skuadra N F B H gol. Pikë

1. Dinamo 26 15 6 5 38-11 51

2. Partizani 26 13 10 3 37-19 49

3. Tirana 26 12 7 7 35-25 43

4. Elbasani 26 11 9 6 28-16 42

5. Vllaznia 26 11 8 7 39-28 41

6. Besa 26 12 5 9 32-26 41

7. Shkumbini 26 10 7 9 26-24 37

8. Flamurtari 26 8 11 7 27-26 35

9. Kastrioti 26 8 3 15 17-34 27

10. Teuta 26 7 5 14 23-34 26

11. Besëlidhja 26 7 5 14 24-42 26

12. Skënderbeu 26 3 2 21 23-64 11

Golashënuesit

19 gola Sinani (2) (Vllaznia)

15 gola Pejiç (1) (Dinamo)

12 gola Ngjela (2) (Skënderbeu+Besëlidhja), Duro (2) (Tirana)

11 gola Bejzade (4) (Elbasani), Xhihani (Besa)

9 gola Bakaj, Muzaka (3) (Partizani)

8 gola Plaku (2) (Dinamo)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›