E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 28 qershorit e rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve

Presidenti Bamir Topi, gjatë një takimi sot me banorë të qytetit të Burrelit, bëri thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, si një eveniment që lidhet me të ardhmen e tyre.  "Në 28 qershor janë zgjedhjet e përgjithshme politike dhe unë iu bëj thirrje që të bëheni pjesë masive në këto votime. Natyrisht, kusht paraprak që të merrni pjesë në to është pajisja me kartat e identitetit, që janë shumë të rëndësishme për çdo person. Duhet patjetër që të merrni pjesë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me administrimin e fateve tuaja, pastaj gjithësecili ka bindjet e veta politike", u shpreh Kreu i shtetit, gjatë një fjalë përshëndetëse mbajtur para banorëve të Burrelit. Zyra e shtypit pranë Presidencës bëri të ditur se gjatë vizitës së sotme në këtë qytet, Presidenti u takua me anëtarë të Këshillit Bashkiak, ku ishin të pranishëm dhe drejtues të institucioneve vendore, intelektualë, biznesmenë etj. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›