Rrëzohet akuza e Edi Ramës për transferimin e pronave publike

Ministria e Brendshme hedh poshtë pretendimet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama lidhur me procesin e transferimit të pronave publike.Sipas ministrisë së Brendshme, qeveria i ka kushtuar një rëndësi të veçantë transferimit të pronave publike tek njësitë e qeverisjes vendore në kuadër të një vullneti të qartë për ecjen përpara të procesit të decentralizimit të pushtetit vendor.”Si rezultat i këmbënguljes së vazhdueshme dhe asistencës së stafit të Agjencisë së Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike edhe për Bashkinë e Tiranës përfundoi inventarizimi i pronave, i konkretizuar në VKM nr 834 date 13.12.2006.Duke shkelur të gjitha afatet, Bashkia e Tiranës e ka sjellë pas një viti vendimin e Këshillit të Bashkisë me kërkesat për transferimin e këtyre pronave”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
...