Dinamo-Shkumbini sfida e milionave per fitoren
Dinamo-Shkumbini eshte nje nga sfidat me interesante te javes se 4-t te Superiores. Kampionet ne fuqi te drejtuar aktualisht nga argjentinasi Luis Blanko kerkojne ti shtojne nje tjeter fitore serise pozitive te ndeshjeve te fundit. Cdo ndeshje luhet 90 minuta ka historine e saj pa lidhje me te tjerat. Do te kujdesemi qe te shtunen Shkumbini te mos fitoje per here te peste me Dinamon por te jemi ne ata qe do te gezojne ne fund tha trajneri i Dinamos Blanko i cili e vlereson Shkumbinin e sotem si nje skuader mjaft te forte. Po ashtu ai la te kuptohet se eshte ne dijeni te nje fakti interesant nga sezoni i kaluar nen drejtimin e Shkelqim Muces Dinamo e shpallur me lehtesi kampione e vendit u eliminua ne cerekfinalet e Kupes se Shqiperise nga Shkumbini pikerisht skuadra qe e mundi kater here ne pese ndeshjet midis tyre 3 ne kupe 2 ne kampionat. Jo me pak interesante eshte edhe sfida tjeter e dites se sotme Laci-Elbasani. Ndersa takimet e tjera te javes se 4-t do te luhen te dielen dhe te henen.