E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më pak se një vit jetë për Chavezin?

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka më pak se një vit jetë për të jetuar dhe ai e di këtë.

Të paktën kjo është ajo që shkruan një revistë e mirënjohur braziliane, “Veja”, e cila siguron se ka kontaktuar me burime “tejet të besueshme” të personelit mjekësor.

56-vjeçari u diagnostikua me tumor gjatë vitit të shkuar dhe udhëtoi disa herë në Kubë për t’u shëruar. Në dhjetor të vitit 2011, ai u rikthye në vend duke thënë se ishte shëruar plotësisht nga sëmundja, por gjendja e vërtetë shëndetësore e Chavezit është bërë objekt i shumë spekulimeve.

Ndonëse anëtarët e personelit mjekësor që kujdesen në mënyrë të përditshme për Chavezin pretendojnë se ai është shëruar, një mjek që sipas revistës është në dijeni të të gjithë historisë mjekësore të presidentit, theksoi se tumori i lokalizuar më parë midis shtyllës kurrizore dhe prostatës, tashmë është përhapur dhe në pjesë të tjera të trupit të tij, përfshirë edhe kockat.

Gjendja e tumorit është në një stad të tillë, sa që mjekët kubanë duket se i kanë bërë të qartë Chavezit se sëmundja është e paoperueshme dhe se e vetmja gjë që mund të bëjnë për të është trajtimi nëpërmjet disa mjekimeve të forta, që do t’ia zgjasin për disa muaj jetën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›