E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cissokho pranë Newcastles

Mbrojtësi i Olympique Lyon, Aly Cissokho po e pret dritën e gjelbër nga klubi i tij, për të diskutuar më pas me Newcastlen.

Futbollisti francez shihet si përforcimi i radhës i klubit nga Premierliga, por ai së pari duhet të merret vesh me ekipin e tij, nëse është i gatshëm ta shesë apo jo. “Po e pres dritën jeshile nga Lyoni.

Unë jam lojtar i këtij klubi dhe nëse klubet arrijnë marrëveshje, unë më pas do të flas me Newcastlen. Por, asgjë nuk ka konkrete dhe nuk kam qenë ende për vizita mjekësore në Newcastle”, theksoi Cissokho për Sky Sports.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›