E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia me draft të ri për Sirinë

Rusia e ka lëshuar në qarkullim një rezolutë të rishikuar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, por diplomatët perëndimorë citohet të kenë thënë se drafti ende nuk e dënon fuqishëm goditjen e protestuesve nga ana e regjimit të Bashar al-Assadit.

Raportet thonë se ekspertë nga 15 shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit pritet të takohen, për ta diskutuar këtë tekst të Rusisë.

Për muaj të tërë, Këshilli është i ndarë sa i përket konfliktit të Sirisë; me vendet perëndimore në njërën anë, që kërkojnë një dënim të fuqishëm të regjimit dhe me Rusinë në anën tjetër, një aleate e kahershme e Sirisë, që shtynë përpara një rezolutë që u bën thirrje të gjitha palëve për shuarje të dhunës.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që përfundimisht ta trajtojë çështjen e krizës në Siri, në atë që ai e quajti ‘mënyrë koherente’.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›