Më parë batërdia, pastaj hipokrizia
TIRANE - Deri ditën kur në Luksemburg u mblodhën në fillim të kësaj jave ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Europian,kryeministri shqiptar shfaqej si zakonisht nëpër ekranet lokale, duke deklamuar arritje, trajtime dhe objektiva ambicioze nën qeverisjen e tij. Dikur për rritjen ekonomike me ritme më të larta se çdo vend tjetër europian, një herë për rrugët e shpejta drejt barazisë gjinore, herë tjetër për ta bërë Shqipërinë shumë shpejt një kopsht me lule dhe një Zvicër me det, etj. Të gjitha këto ‘ëndërrime’ fantastike, që i bëjnë qindra mijëra qytetarë të arsyeshëm të këtij vendi edhe të qeshin edhe të vajtojnë edhe të skuqen, edhe të mallkojnë. Sepse ndjehen plotësisht të nëpërkëmbur nga këto tallje, që jo vetëm nuk u mbushin barqet e thata, por edhe u shuajnë shpresat, duke e lënë një vend të tërë në mes të Europës gjithnjë e më larg saj.
Por, këtë fillim jave, kur në Luksemburg u mblodhën ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe ende pa u publikuar deklarata e tyre, kryeministri shqiptar mblodhi fët e fët grupin parlamentar të tij bashkë me kamerat e dynjasë, për t’u shfaqur si një iniciator i dialogut politik me opozitës dhe i angazhuar për krijimin e një hapësire të plotë drejt realizimit të reformave. Dhe e gjitha kjo shfaqje me maska u luajt ngaqë në përfundimet e takimit të Luksemburgut u shpreh më së pari shqetësimi serioz për situatën politike në Tiranë dhe keqardhja e BE–së për përkeqësimin e kësaj situate gjatë dhe pas zhvillimit të procesit zgjedhor. Pra të quhet një reflektim i menjëhershëm ky i kryeministrit shqiptar, të ishte kjo shfaqje një hapje e syve nga gjumi letargjik?!
Do të ishte me të vërtet mëndjetrashësi ta vlerësoje këtë “çudi” të madhe me nota idilike. Aq më tepër që gjatë porosive që u jepte deputetëve të vet, lideri i partisë në pushtet nuk e zuri në gojë me asnjë fjalë atë ç’ka po ndodhte në Tiranë, kur pasi doli hapur fitorja e shefit të opozitës, menjëherë u ndërruan rregullat e lojës, iu vu shkelmi ligjit dhe u deformuan praktikat ekzistuese. Le të thoshte Komisionerja e lartë e Bashkimit Europian, Ledi Ashton menjëherë pas takimit në Luksemburg, se është thelbësore që procesi elektoral të mbyllet në transparencë, në pavarësi e në përputhje të plotë me kuadrin ligjor, duke përfshirë këtu edhe procedurën e ankesave dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ–ja, se është po ashtu thelbësore që të gjitha partitë të njohin epërsinë e sundimit të ligjit mbi çdo lloj interesi tjetër!
Për Kryeministrin shqiptar, më e rëndësishmja me sa duket mbetet epërsia e pushtetit të vet mbi shtetin e së drejtës. Dhe, me këtë bindje të patundur inskenon edhe shfaqjet me maska, që të huajt të mos shohin të njëjtën fytyrë që tani kundërshtokërka gjallërisht dhe “sinqerisht” veten; që të huajt të mos dallojnë, pas ca retorikave, të njëjtin njeri me karakter të pakorrigjueshëm, për të cilin gjithçka, mund të harrohet, por jo uni vetjak, qenia personale e vet; që të huajt të mos mendojnë se cenimi i autoritetit të tyre ndërkombëtar u ardhka nga një “mik”, që bën sikur u përkulet. Ndryshe, ata mund të prishen me ‘të dhe vështirë të pajtohen, ngaqë e dinë dhe e kanë provuar se një i tillë “mik”, në rastin më të parë do të bënte, me më shumë pafytyrësi, të njëjtat gjëra. Ashtu siç ndodhi dikur me shërbëtorin e pushuar, kur e kthyen në vendin e punës që dëshironte.
Por, kjo sjellje e Kryeministrit shqiptar paraqet ndërkohë realitetin e një vendi që u afron kolltukët të njëjtëve njerëz, që s’shqiten më. Të njëjtëve njerëz që zhvillohen dhe mashtrojnë nga një bindje e brendshme, sipas së cilës, ajo çka thonë dhe bëjnë do të dukej të tjerëve e natyrshme, pra e nevojshme. Në fund të fundit, ata që presin të shohin në botë djaj me brirë dhe të marrë me zile, do të viheshin në lojë. Prandaj, shumica e njerëzve në marrëdhënie me njëri – tjetrin bëjnë si hëna, tregojnë gjithnjë të njëjtën fytyrë. Ndërsa, disa të tjerë e kanë dhunti të lindur aftësinë për ta shndërruar ndonjëherë krejt qenien e tyre në një maskë, për t’u paraqitur jo ata që janë, por ata që duhet të jenë. Në një maskë, e cila është e stampuar pikërisht për individualitetin e tyre, përdoret dhe përshtatet mjaft mirë me fytyrën, në mënyrë që të rezultojë plotësisht e gënjeshtërt dhe të vihet në punë sa herë që del nevoja.
Pra, më parë batërdia, pastaj hipokrizia. Kjo praktikë e njohur për kryeministrin shqiptar, edhe atëherë kur bënte Presidentin e Republikës, edhe kur luante liderin e opozitës, qartazi kuptohet edhe tani. Ndonëse ishte paralajmëruar që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore do të qenë një test për integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian dhe për to përgjigjja do të kërkohej te qeveria që ai drejtonte, kryeministri shqiptar urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe klanin e vet që të ndryshonin rregullat e lojës pikërisht atëherë kur loja po përfundonte. Dhe batërdia vazhdon edhe sot, kur Kolegji Zgjedhor vendosi të numëroheshin fletët e kontestuara që mund të gjendeshin në të gjitha kutitë e 485 qendrave të votimit të Tiranës: kuti të thyera, fletë të kontestuara jashtë zarfeve, më tepër vota në një kuti dhe më pak në një tjetër, më shumë fletë në përgjithësi se sa votues në veçanti, kode të dëmtuara dhe kode të ngatërruara, llogaritje që vënë në pikëpyetje edhe teoritë e një shkence ekzakte dhe shkresa zyrtare që kundërshtojnë njëra – tjetrën...
Tani, kryeministri shqiptar, duke mos frenuar këtë histeri elektorale që nga vet ai filloi, madje as duke përmendur ndonjë çështje të hapur mbi garancinë e zgjedhjeve, opozitës i shtrin dorën bujare për ta ftuar që të bëjë ajo propozimet për kodin zgjedhor të ri, t’ia bëjë propozimet OSBE – ODIHR –it dhe ai nuk do të kundërshtojë. Pra, këto zgjedhje të konsiderohen të vlefshme, ndërsa për ato të ardhshmet shohim e bëjmë! Ndërkohë, opozitës i tregon rrugën për në Komisionin e Venecias, megjithëse fare mirë e di që Ky Fondacion për Demokracinë nëpërmjet të Drejtës nuk legjitimon kërkesat për opinion nga subjektet politike, por nga brenda vendeve ish – komuniste të Europës Qendore dhe Lindore (që i asiston) vetëm nga personat dhe organet kushtetuese më të rëndësishme të shtetit, ndërmjet të cilëve edhe Këshilli i Ministrave.
Ishte kjo batërdi e dalë jashtë kuadrit ligjor, e cila detyroi para dhjetë ditëve Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës t’i dërgonte një letër Kryeministrit shqiptar, me anë të së cilës e këshillonte që palët në këto zgjedhje të respektojnë shtetin ligjor. Por, Berishës nuk i leverdiste as t’i përgjigjej Jaglandit, çka e detyroi këtë të fundit t’i drejtohej përsëri Kryeministrit të një vendi anëtar të KiE - së, duke i përsëritur të njëjtat vërejtje dhe këshilla, madje duke ia bërë të qartë përfundimisht se do t’ia kërkonte vet ai opinionin Komisionit të Venecias. Sigurisht, brenda funksionit dhe kompetencave që ushtron ky autoritet ndërkombëtar, përderisa Këshilli i Europës është edhe donatori i këtij Fondacioni. Por, përsëri fjalët ranë në vesh të shurdhër. Ashtu si më 23 prill të vitit të kaluar gjatë krizës së thellë politike që pasoi vijimësisht gjendjen e tashme, kur nënkryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i drejtoi po këtij kryeministri shqiptar një letër, me anë të së cilës e këshillonte të hapte kutitë e votimit të 28 qershorit të 2009 – ës, përderisa e mbante veten si legjitim në pushtetin që po shpërdoronte.
Ndërsa tani, kur SHBA-ja dhe KiE-ja e bënë edhe një herë të qartë që për zhvillimet në Shqipëri zëri i tyre është në unison me BE-në, kur ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian i bënë një thirrje të fortë qeverisë dhe opozitës për të rivendosur urgjentisht debatin politik, si edhe për të kapërcyer bllokimin e gjatë të funksionimit të institucioneve, kryeministri shqiptar bën të mallëngjyerin, nga frika e ndërprerjes së afërmi të pushtetit të vet, duke ftuar kundërshtarët në Parlament dhe garanton që do të mirëpriten amendimet e tyre për ligjet, miratimi i të cilave ka nevojë për shumicë të cilësuar. Por, sigurisht, pa zënë në gojë fatin e pritshëm të këtij procesi zgjedhor. Sidoqoftë, boll kohë e çmuar na ka humbur dhe, pavarësisht që Bashkimi Europian u shpreh në Takimin e Luksemburgut, se qëndrimi përfundimtar për Shqipërisë do të fiksohej pas mbylljes së procesit elektoral, durimi nuk mundi të priste më. Së fundi, nga Brukseli u publikua radha në dyert e Europës që iu caktua vendit tonë, nën qeverisjen e një Kryeministri të tillë: pas Kroacisë, pas Serbisë, pas Malit të Zi, pas Maqedonisë. Mbetet për t’u parë distanca me Bosnjë – Hercegovinën – një shtet ende jo funksional, dhe me Kosovën - një shtet i ri me sovranitet të kufizuar.
Në këto kushte, a do të mund të shpresohej për një të ardhme të shpejtë zgjidhja e krizës komplekse, që po e shpie Shqipërinë në prag të një kolapsi? Vështirë që kjo pyetje të sfumohet nga gatishmëria e opozitës për të hyrë në parlament, aq më pak nga batërditë e hipokrizitë e një Kryeministri, i cili në vazhdimësi ka vërtetuar me qëndrimet e tij domethënien e asaj shprehjes së lashtë latine “Naturam exspelles furca, tamen usque recurret” (Mund ta përziesh prirjen e natyrshme me një sfurk, por ajo sërish të kthehet). Atëherë?...
(GSH/BalkanWeb)