Me prodhimin e dokumenteve të identifikimit, bien barrierat për marrëveshjen finale të heqjes së vizave
Qeveria Berisha po realizon me sukses forcimin e kapaciteteve në kontrollin kufitar si dhe garantimin e sigurisë së dokumenteve të identifikimit, çka do të çojë shumë shpejt drejt liberalizimit të plotë të vizave
Ne deklaratën e përbashkët për nenin 80 të Marrëveshjes gjendet bashkelidhur pjesa relevante e MSA-se per liberalizimin e vizave ne te cilen thuhet “Palët janë të vetëdijshme për rëndësinë që populli dhe Qeveria e Shqipërisë i kushtojnë perspektives së liberalizimit të regjimit të vizave. Ndërkohë progresi varet: zbatimi nga Shqipëria i reformave më të rëndësishme në fusha siç është forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigracionit të paligjshëm, forcimi i kapaciteteve administrative në kontrollin kufitar dhe sigurinë e dokumenteve”. Pra, çka qartesisht mund te zberthehet se lufta kunder krimit, korrupsionit etj, lidhet ngushtesisht me pjesen me te rendesishme te marreveshjes, e cila specifikisht kerkon qe çdo shtetas shqiptar duhet te jete lehtesisht i identifikueshem dhe lehtesisht i kontrollueshem perballe çdo pike kufitare apo doganore te vendeve anëtare te BE-se dhe per realizimin e kesaj detyre normalisht qe duhet forcimi i kapaciteteve administrative në kontrollin kufitar dhe sigurinë e dokumenteve te identifikimit.
Qeveria Berisha e prirur drejt zberthimit real e njekohesisht dhe per realizimin e nje prej pikave te rendesishme te programit te saj, ate per nje liberalizim sa me te shpejte e te plote te vizave, po përfundon me intensitet punen per permbushjen e detyrave te rendesishme qe çojne ne realizimin e endrres shekullore te shqiptareve, ate: te levizjes se lire. Kabineti qeveritar po e realizon me sukses forcimin e kapaciteteve administrative në kontrollin kufitar dhe sigurine e dokumenteve te identifikimit çka do te çojë shume shpejt drejt liberalizimit te plote te vizave.
Qe çdo shtetas shqiptar te jete lehtesisht i kontrollueshem perballe cdo pike kufitare apo doganore te vendeve antare te BE-se, ne radhe te pare ai duhet te jete lehtesisht i kontrollueshem nga pikat tona kufitare e doganore. Kontrolli kufitar tashme i ka dhene rezultatet e veta nepermjet ndryshimeve te medha në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe duke e sjellë kete kontroll më pranë standardeve të vendeve te BE-së. Ka nisur te zbatohet strategjia dhe plani i veprimit për menaxhimin e integruar të kufijve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë bashkëpunimit në kufi ndërmjet doganave dhe policisë doganore. Tani eshte garantuar menaxhimi kufitar në pikat e kalimit, veçanërisht në aereoportin “Nene Tereza”, si dhe ne portet e Durrësit dhe Vlorës, të cilat janë në përputhje me standardet e BE-së.
Per ta bere me te kuptueshme mund te bejme nje krahasim. Me pare p.sh., kur beje nje udhetim drejt Italise nga aereoporti apo edhe nepermjet detit, pavaresisht se ndaj qytetarit shqiptar kryhej nje kontroll ne Shqiperi ne momentin e kalimit te kufirit, me arritjen e qytetareve ne Itali, policia italiane i kalonte pasagjeret ne nje ambient te veçante dhe rikryente kontrollin me standardet e saj.
Sot nuk ndodh keshtu. Qytetari shqiptar e kryen kontrollin ne piken kufitare ne territorin shqiptar dhe kalon ne Itali apo ne shtetet e vendeve te huaja si dhe te BE-se si çdo qytetar, drejt e ne piken e kontrollit te dokumentit te identifikimit, pa u trajtuar ne menyre te veçante nga policia si disa vite me pare. Kjo eshte nje arritje e dukshme e Qeverise Berisha ne përmbushje te angazhimeve qe dalin nga Strategjia për Menaxhimin e Integruar te Kufirit dhe Planit te saj te Veprimit, duke pasur një sere arritjesh si ne aspektin e përmirësimit te kuadrit ligjor ashtu dhe masave te tjera për forcimin e shërbimit te kontrollit kufitar. Ne kete kuader janë nënshkruar një sere protokollesh bashkëpunimi me vendet fqinje ne çeshtje te ndryshme si: për bashkëpunimin policor ndërkufitar, për patrullat e përbashkëta përgjatë kufirit shtetëror, mbi organizimin dhe zhvillimin e takimeve ndërmjet drejtuesve të policive kufitare, për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore përmes kufijve shtetërorë,etj.
Po ashtu çdo qytetar shqiptar duhet te jete lehtesisht i identifikueshem, çka presupozon qe ne çdo pike te kontrollit kufitar te vendeve te huaja si dhe ato te BE-se, dokumentacioni i paraqitur (pasaporta apo karta e identitetit) te tregoje informacionin identifikues, emrin, mbiemrin, datlindjen, vendlindjen, shenjat e gishterinjve, adesen e te dhena te tjera. Kontrolli kufitar shqiptar në përputhje me standardet ndërkombëtare ka vendosur një rrjet kompjuterik te centralizuar për administrimin e te dhenave te çdo shtetasi duke e sjellë kete kontroll më pranë standardeve të vendeve te BE-së. Siguria e dokumenteve te udhëtimit ne përputhje me standardet nderkombetre, dokumenti i identitetit dhe pasaportat biometrike si dhe regjistri elektronik,jane arritja me e shkelqyer e qeverise Berisha per te realizuar midis te tjerave dhe liberalizimin e vizave dhe levizjen e lire te shtetasve shqiptare ne vendet antare te BE-se por edhe me gjerë. Dokumentet do të përdoren nga qytetarët për të identifikuar vetveten. Dokumenti i Identitetit eshte një sistem i sigurt dhe modern për identifikimin e qytetareve shqiptare. Ky sistem modern eshte një nga komponentët kryesorë të infrastrukturës së Shtetit Shqiptar dhe do të jetë faktori kryesor për automatizimin e ardhshëm të departamenteve qeveritare. Sistemi i Identifikimit në nivelin qendror eshte një kompozim komponentësh aplikative të cilat do të menaxhojnë procese te veçanta dhe do të ndërveprojnë ngushte me njeri-tjetrin për të siguruar një sistem të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Pasaporta Elektronike do ta perfshije Shqiperine në listen e vendeve pararoje qe kane adoptuar këtë forme dokumenti duke rritur në këtë menyre besueshmerine e dokumentave shqiptare në bote dhe lehtësuar procedurat për shtetasit shqiptare qe do të mbartin këtë dokument. Me 1 janar të këtij viti hyri në fuqi Marrëveshja për Lehtësimin e Vizave me BE-në. Mbledhja e parë e Komisionit të Përbashkët të monitorimit të MLV-së, u zhvillua ne Tirane me 22 prill 2008, e cila arriti ne konkluzionin se kjo marrëveshje po zbatohet mire. Gjithashtu me BE filloi zyrtarisht edhe nisma tjetër e rëndësishme politike “Dialogu për liberalizimin e vizave”. Me rezultatet e arritura, fryma e dialogut do te konkretizohet shpejt ne nje marrëveshtje me BE-ne dhe shqiptaret historikisht pjese perberese e kontinentit te vjeter, do te levizin lirisht ne te gjitha vendet e BE-së.