E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëskryeministri Namik Dokle mori pjesë sot paradite në seminarin me temë "Roli i Fondit te Zhvillimit Shqiptar ne Procesin e Decentralizimit ne Shqiperi". Në fjalën e mbajtur me kë

Zëvendëskryeministri Namik Dokle mori pjesë sot paradite në seminarin me temë "Roli i Fondit te Zhvillimit Shqiptar ne Procesin e Decentralizimit ne Shqiperi".

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Zëvendëskryeministri Dokle vlerësoi nismën e Bankes Boterore për organizimin e këtij seminari, duke e konsideruar atë si një shprehje të mbeshtetjes se vazhdueshme te Bankes per vendet ne zhvillim dhe per organizmat autonome te krijuar nga ata vete.

"Qeveria Shqiptare, si themeluese e Fondit te Zhvillimit Shqiptar, e vlereson FZHSH si nje Institucion autonom te specializuar dhe te afte per te kryer investime sociale te mirefillta, por edhe si nje institucion zhvillimi, te iniciuar dhe mbeshtetur realisht nga Banka Boterore pergjate 12 vitesh", u shpreh z. Dokle.

Duke u ndalur në rolin e FZHSH edhe në të ardhmen, ne procesin e decentralizimit ne Shqiperi, Zëvendëskryeministri Dokle u shpreh se, "FZHSH eshte konceptuar dhe trajtuar nga Qeveria Shqiptare gjithmone ne teresine e kontekstit te zhvillimit social-ekonomik te vendit dhe pazgjidheshmerisht me "Strategjine Kombetare per Zhvillim Ekonomik dhe Social" te hartuar nga Qeveria Shqiptare dhe mbeshtetur nga Banka Boterore".

Gjithashtu, ai theksoi se FZHSH luan nje rol te vecante dhe ne procesin e decentralizimit, sepse ne thelb aktiviteti i FZHSH eshte i lidhur drejt per drejt me parimet e "pjesemarrjes" dhe "gjithe-perfshirjes" se komunitetit lokal dhe investimeve lokale.

Në këtë kendveshtrim, z. Dokle nënvizoi se roli i F.ZH.SH lidhet drejtperdrejte me rehabilitimin dhe ndertimin e infrastruktures se pushteteve lokale, përmirësimin e qeverisjes vendore, Hartimin dhe realizimin e Planeve te Zhvillimit lokal, percaktimin e prioriteteve te investimeve per njesite e pushtetit lokal ne mbare vendin, etj. Kjo sipas zotit Dokle, bën të mundur permiresimin e sherbimeve per komunitetin, fuqizimin e kapaciteteve drejtuese lokale dhe permiresimin e jetes dhe rritjen e te ardhurave per komunitetin lokal, etj. Në këtë funksion, FZHSH ka ndermarre procesin e identifikim dhe seleksionimit te prioriteteve lokale ne cdo fshat te Shqiperise.

"Ne menyre te vazhdueshme Qeveria Shqiptare i ka mbeshtetur me bindje keto aktivitete te FZHSH, duke vleresuar objektivin qe i kemi vene vetes per t'u intergruar ne Komunitetin Europian", tha zëvendëskryeministri Dokle, duke shprehur vlerësimin për disa nga prioritetet e FZHSH, si filozofine e aktivitetit te tij, transferimin e kompetencave nga pushteti qendror ne pushtetin lokal per faktin se FZHSH vepron ne partneritet te drejtperdrejt me pushtetin lokal, koordinimin e tij midis donatoreve te ndryshem, përshtatjen e metodologjise dhe aktiviteteve ne realizimin e investimeve, etj.

"FZHSH eshte duke fituar tipare dhe duke synuar te transformohet nga nje agjenci zbatuese te investimeve, drejt nje institucioni qe mbeshtet edhe rritjen e kapaciteteve lokale, programet e zhvillimit lokal nepermjet mbeshtetjes me financime direkte", u shpreh nnë fjalën e tij Zëvendëskryeministri Namik Dokle.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›