E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spiralja e pucit te bute te shtetit

/ /

NgaDAMIAN GJIKNURI

Filozofi Nice ka thene Ai qe pretendon se lufton me monstrat ka gjasa te behet monster vete. Pikerisht kjo duket se po ndodh me reagimin qe po tregon Sali Berisha pas demonstrates se dhunshme te 21 janarit te cilen ai e etiketon rendom si puc shteti pavaresisht se ajo qe ndodhi nuk ka asgje te perbashket me definicionin e vertete qe ka kjo shprehje. Ne emer te luftes kunder ketij puci imagjinar pushteti i tij po hyn ne nje spirale qe me te drejte mund te quhet puc i bute mbi rendin kushtetues ne vend.
Reagimi joproporcional mbi turmat e paarmatosura dhe gjaku i derdhur  medoemos kerkonte nje justifikim te cilin mund ta gjente vetem duke e fryre rrezikun dhe kercenimin deri ne ate mase sa dhuna e pashoqe te justifikohet ne emer te sigurise publike. Por zbulimi ne syte e publikut i ekzekutimit jashte ambienteve shteterore te tre viktimave e ben pretendimin e tij krejt te pabaze sic ben implikimin e forcave te sigurise ne kete ngjarje krejt te qarte. Hetimi i nisur nga Prokuroria nxiti fillimin e procesit te cilin ne po e quajme puci i bute ndaj rendit kushtetues. Refuzimi i bashkepunimit me drejtesine per ekzekutimin e urdhrave te saj ishte hapi i pare ne kete drejtim. Kjo ben qe aparati i sigurise te pergjigjet vetem tek pushteti politik i Berishes duke iu shmangur kontrollit gjyqesor gje qe perben   shkeputjen e njerit pushtet nga ndervaresia qe parashikon Kushtetuta me pushtetin gjyqesor. Situata perkeqesohet edhe me kur sulmohet hapur institucioni i Prokurorise dhe kreu i saj per bashkepunim ne puc qe e thene ndryshe eshte paralajmerim per te mos e njohur me te tille. Pra spiralja e pucit te bute shkon ne piken qe hetimin penal e vlereson ketej e tutje qeveria. Si te mos mjaftonte kjo ne menyre te befasishme dhe pa asnje justifikim publik ngrihet nje komision hetimor nga shumica politike e Berishes per te hetuar ngjarjet qe ndodhen duke krijuar keshtu komponentin hetimor pas mohimit qe iu be Prokurorise se shtetit. Pra spiralja e pucit te bute ka edhe nje organ hetimor omnipotent qe jep llogari perpara inspiruesit te tij politik dhe qe neperkemb drejtesine qe parashikon Kushtetuta pasi nuk ka asnje justifikim tjeter ngritja e nje komisioni hetimor kur hetimet po i kryen drejtesia e cila duhet me pare te thote fjalen e saj e me pas politika te analizoje ate qe ndodhi. Por rreziku i pucit te shtetit te pretenduar kerkon edhe ekzistencen e konspiracionit politik e cila po mundohet te shtrihet jo vetem tek lidershipi i Partise Socialiste por edhe tek Presidenti i Republikes dhe drejtuesi i Sherbimit Informativ Shteteror duke e bere spiralen e pucit te bute edhe me te dukshme pasi akuza per perfshirjen e tyre ne grushtin e shtetit te supozuar con ne mosnjohjen e tyre nga ana e qeverise - ne pamundesi asgjesimi politik nepermjet shkarkimit   anashkalimit apo me keq transferimit e kompetencave te tyre tek organe te tjera policore apo thuajse ushtarake te cilat perforcojne trajten e pucit te bute antikushtetues. Si te mos mjaftonin keto cenimi i fshehtesise se komunikimit dhe korrespondences se njerezve me imunitet nga nje komision hetimor politik pa pasur asnje akuze apo hetim penal mbi ta eshte sulm tjeter i rende qe u behet te drejtave individuale qe mbron Kushtetuta. Me kete akt te fundit jo vetem qe neperkemben haptazi te drejtat dhe garancite kushtetuese por keta drejtues institucionesh synohet te traumatizohen deri ne ate pike sa te heqin dore nga ushtrimi i pushtetit te tyre duke ceduar ne favor te pushtetit te Kryeministrit e duke konsoliduar edhe me shume spiralen e pucit te bute. Pyetja qe mbetet te shtrohet eshte se deri ku do te shkoje spiralja e pucit te bute dhe sa do ta ruaje terrenin e fituar
Situata vertet duket sikur i jep zone komforti zbatuesit te tij por qe nuk mund te zgjase shume madje do te coje ne spiralen e veteshkaterrimit te pushtetit te tij pasi ajo nuk mund te triumfoje ne nje vend ku qeverisja eshte me nje legjitimitet te cunguar nga korrupsioni perballe nje populli qofte edhe i djathte qe nuk sheh te mira publike prej saj. Nuk mund te triumfoje ne nje shtet me aparat sigurie shume te dobet saqe perdor gaz ndaj turmave kur nuk ka kundergaz vete apo ka mburoja kaucuku qe thyhen nga nje dru pasi eshte produkt tenderi alla shqiptar apo se te vetmen menyre per te kontrolluar turmat ka perdorimin e armeve te zjarrit. Nuk mund te mbijetoje gjate edhe per nje fakt akoma me te thjeshte se Shqiperia eshte shume e ndervarur politikisht e ekonomikisht saqe nuk mban dot shfaqje sovraniteti qe sfidojne parimet baze te demokracise europiane te cilat kercenohen dukshem nga puci i bute shteteror.
Madje kjo tendence ka gjasa te gerryeje edhe ate pak mbeshtetje nderkombetare ne emer te sigurise qe mund te kete fituar Berisha ne momentet e para kur tymi i 21 janarit akoma nuk ishte shperndare per te qartesuar pamjen qe erdhi me pas. Ajo qe mbetet per tu pare eshte si do te administrohet ky proces i cili pavaresisht spirales se renies se sigurt ka akoma fuqi per te destabilizuar sigurine ne vend duke e kthyer ate ne nje lufte tribale per pushtet ane e kend vendit. Ky mbetet rreziku real qe i kanoset vendit ne te ardhmen e afert nese procesi i dialogut dhe kompromisit politik nuk fillon sa me shpejt nen nje mbikeqyrje te rrepte nderkombetare dhe nje axhende konkrete. Ne te kundert vendi do te notoje mes kontureve te pucit te bute shteteror dhe anarkise.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›