E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani per veriun ende nuk eshte unik

Policia e Kosoves misioni EULEX dhe KFOR-i duan te krijojne nje plan te perbashket te veprimit per veriun e Kosoves me qellim te permiresimit te situates se sigurise atje njoftuan zyrtare te larte te Policise se Kosoves. Megjithate ata hodhen poshte informatat e mediave lokale sipas te cilave zbatimi i nje plani te tille do te nise ne muajin e ardhshem.

Mekanizmat e sigurise ne Kosove synojne qe permes shtimit te numrit te patrullave policore krijimit te nje njesie multietnike ne mbeshtetje te patrullave te rendomta ne kryerjen e puneve dhe me angazhimin e njesive te specializuara te hetimeve per raste te profilit me te larte te permiresojne gjendjen e sigurise ne pjesen veriore te Kosoves.

Tensionimi i situates ne kohet e fundit ne veri duket se ka shtyre autoritetet pergjegjese per siguri te mendojne per krijimin e nje plani te perbashket per sigurine atje.

Drejtori i Policise se Kosoves Reshat Maliqi i tha radios Evropa e Lire se plani i cili do te hartohet ne bashkepunim me misionin e NATO-s dhe atij te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit ne Kosove do te jete unik.

Maliqi foli per idete permes se cilave Policia e Kosoves synon ta permiresoje sigurine ne veri te Mitrovices.

Plani te cilin ne do ta prezantojme para tyre eshte qe ne do te shtojme numrin e patrullave ne tri pikat e nxehta atje qe kemi...

Plani te cilin ne do ta prezantojme para tyre eshte qe ne do te shtojme numrin e patrullave ne tri pikat e nxehta atje qe kemi - permes konceptit te policise ne bashkesi. Gjithashtu do ta kemi nje njesi multietnike e cila do ti perkrahe patrullat e rendomta ne kryerjen e detyrave si dhe njesite e specializuara te hetimeve ne rastet e arresteve te ndonje rasti te profilit pak me te larte u shpreh Maliqi.

Mediat lokale njoftuan dite me pare se zbatimi i planit operativ te Policise se Kosoves KFOR-it dhe EULEX-it per veriun do te nise ne muajin shkurt.

Mirepo Maliqi tha se koordinimi me mekanizmat nderkombetare te sigurise ende eshte ne fazen fillestare. Ai beri te ditur se takimet me perfaqesues te ketyre mekanizmave do te vazhdojne edhe ne ditet dhe javet e ardhshme ne menyre qe te harmonizohen idete ndermjet tyre.

Ne muajin shkurt do te takohemi. Secili prej nesh kemi pergatitur dicka por ende nuk e kemi bere ate si plan unik. Te gjitha keto tri agjenci kane ne vete dicka por do ti harmonizojme ato dhe do ti bashkojme ato dhe te jete si plan unik theksoi Maliqi.

Reagimet kundershtuese te serbeve ndaj mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare ne veri ato ndaj konfiskimit te auto-targave serbe nga autoritetet kosovare te rendit sulmimi i disa pjesetareve te policise se EULEX-it jane disa nga zhvillimet te cilat thuhet se kane tensionuar kohet e fundit situaten e sigurise ne veri te Kosoves.

Misioni EULEX kohe me pare e shpalli zone te rrezikshme pjesen veriore te vendit ndersa KFOR-i e ka vene kete territor ne fokus te angazhimeve te tij edhe gjate fazes se reduktimit gradual neper te cilen po kalon ky mision.

Sidoqofte hartimi apo ekzistimi i nje plani te perbashket operativ per veriun nuk u komentua ne EULEX. Zedhenesja e ketij misioni Alexandra George as nuk e pohoi por as nuk e mohoi perfshirjen e EULEX-it ne diskutimet per krijimin e nje plani te tille.

Veriu eshte prioritet per EULEX-in ashtu sic eshte theksuar disa here nga shefi i misionit Xavier Bout De Marnac.

Ajo ritheksoi perkushtimin e misionit evropian ne luften kunder krimit ne te gjithe Kosoven - perfshire pjesen veriore te Kosoves.

Veriu eshte prioritet per EULEX-in ashtu sic eshte theksuar disa here nga shefi i misionit Xavier Bout De Marnac. EULEX-i vazhdimisht ben vleresimin e punes se vet ne Drejtesi Polici dhe Dogana per te pare nese mund te behen permiresime ne luftimin e krimit. Kjo vlen per te gjitha komunitetet ne Kosove - perfshire veriun u shpreh George.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›