E Shtunë, 31 Tetor 2026

Notat në internet

Komuna e Prizrenit ka digjitalizuar mënyrën për të shikuar prindit suksesin e nxënësve, të shkollave fillore dhe atyre të mesme. Nëpërmjet faqes së internetit, www.suksesi.info, të gjithë prindërit, apo kujdestarët e nxënësve, pavarësisht ku jetojnë, apo punojnë, mund të njihen me rezultatin e fëmijës së tyre.

Ky projekt, i ka dhënë fund edhe abuzimeve në notimin e nxënësve. Duke klikuar në faqen e internetit, www.suksesi.info, të gjithë prindërit e nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore të Prizrenit, do të mund të njihen me suksesin dhe vijueshmërinë e fëmijëve të tyre në shkollë. Kjo qasje, sipas koordinatorit të Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçaj, ka mundësuar që edhe prindërit e nxënësve, që janë të punësuar në perëndim, të kenë informacione të mjaftueshme në rezultatet e fëmijëve të tyre.

Në të njëjtën kohë, duke qenë një proces i mbyllur, dhe i koduar për shkollën, klasën dhe nxënësin, në këtë mënyrë i është vënë një “bllok” manipulimeve me notimin e nxënësve.

“Një ndër shkollat që kanë filluar ta aplikojnë këtë projekt, është Shkolla Fillore “Abdyl Frashëri”. Ky kod do t’i jepet në mbledhje të prindërve secilit prind, dhe ai prind ka qasje vetëm në suksesin e fëmijës së tij”, ka thënë Çoçaj. Ky projekt sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Arsimit në Prizren, synon edhe ngritjen e suksesit nëpër shkolla.

Prindërit dhe nxënësit duhet të jenë të kujdesshëm, sepse një notë që vendoset në internet nuk mund të ndryshohet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›