Më shumë vetëvrasje në 2008, shumica gra
Në Shqipëri, 331 persona, shumica gra kanë vrarë vetën për këtë vit. Bazuar në Organizatën Botërore të Shëndetit, vetëvrasjet kanë patur si shkak kryesor depresionin qe ka ardhur si pasoje e varferise dhe mentalitetit shqiptar
TIRANE-Vetëvrasjet në Shqipëri janë rritur këtë vit me 28 përqind më shumë se viti i kaluar. Agjencia e lajmeve Balkaninsight bëri të ditur në një artikull të saj se në Shqipëri, 331 persona, shumica gra kanë vrarë vetën për këtë vit. Mbi 60% e cështjeve të vrasjeve kapin gratë e moshës nën 30 vjec, ndërsa 70% e rasteve kanë ndodhur në zonat rurale.
Te dhenat tregojne se jane 150 raste tentative vetevrase, qe perforcojne tendencen e rrezikshme te shfaqjes se vetevrasjes si shkaku numer dy i vdekjeve te parakohshme ne Shqiperi pas aksidenteve per vitin 2007.
Bazuar në Organizatën Botërore të Shëndetit, vetëvrasjet kanë patur si shkak kryesor depresionin. Por, sipas kësaj organizate shkaku kryesor i depresionit ka qënë dalja pas kolapsit komunist dhe kalimi në një sistem të ri. I njëjti burim shprehet se shteti nuk e ka kthyer vëmendjen në ndjekjen e politikave sociale, të cilat do të investonin në shëndoshjen e mentalitetit, problem ky që vazhdohet të injorohet nga autoritetet zyrtare.
Por, shkak tjetër që shtyn gratë të vetëvriten është edhe ekonomia. Edhe pse është deklaruar se ekonomia është rritur me 5% të GDP në vit, papunësia në Shqipëria është kronike, dhe zonat rurale janë ato që vuajnë më shumë se kushdo varfërinë.
Grupi Ndërkombëtar i Fondeve në Agrikulturë ka bërë të ditur për Balkaninsight se në zonat malore të Shqipërisë, rreth 80% e familjeve shqiptare kanë të ardhura të vetme vetëm asistencat. Sociologët shprehen se këto shkaqe kanë bërë që shqetësimi të rritet gradualisht jo vetëm tek moshat e pjekura, por edhe tek adoleshentët e madje edhe tek fëmijët, të cilët nuk kanë hezituar ti japin fund jetes me mënyra nga më të ndryshmet.
(d.bonollari/BalkanWeb)