Zjarr në fabrikën e këpucëve "Filanto",vdes roja

Një tjetër zjarr ka rënë sot në një fabrikë këpucësh në Tiranë duke shkaktuar një të vdekur. Flakët kanë rënë në fabrikën "Filanto" që ndodhet në Laprakë, por kanë përfshirë vetëm kabinën e rojes ku ështe gjetur dhe viktima. Drejtori i Zjarrfikësve të Tiranës Dilaver Laçi tha se morën njoftimin për ngjarjen rreth orës 07:20 të mëngjesit dhe arritën të vinin nën kontroll flakët brenda pak minutash. Pas shuarjes së zjarrit ata kanë gjetur në kabinën e rojës të vdekur 52 vjeçarin Zenel Hoxha, që sipas burimeve është dhe roja e objektit. Besohet se 52 vjeçari ka gjetur vdekjen nga asfiksia. Zjarrifkësit thanë se Hoxha kishte tentuar të dilte nga kabina pasi gjysma e trupit të tij është gjendur jashtë saj, por pa mundur të shpëtojë. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.