Me strategji, Kosova humb 600 megavat

Ekspertë të energjetikës e quajnë të dëmshëm vendimin e Qeverisë dhe të Kuvendit për përfshirjen e termocentralit “Kosova B” në pakon tenderuese për TC “Kosova e Re”. Njohës të kësaj fushe, kanë thënë për KosovaPress, se një gjë e tillë do të arsyetohej vetëm nëse qeveria do të kishte 51 për qind të aksioneve, dhe jo 25 për qind.
Kryetarja e Komisionit parlamentar për ekonomi, tregti, industri, energjetikë dhe telekomunikacion, Myzejene Selmani, ka thënë për KosovaPress se futja e “Kosovës B” në pakon tenderuese është bërë në kuadër të Strategjisë së Energjisë, ndërkohë që Qeveria nuk ka dhënë sqarimet e duhura në lidhje me këtë çështje.
Selmani ka bërë të ditur se qeveria pritet të jetë aksionare e 25 për qind të projektit. Sipas saj, me futjen e B-shit në pakon tenderuese, Kosova po i humb 500 – 600 megavat energji elektrike dhe prapë nuk po dihet se sa do të jetë aksionar Qeveria e Kosovës në projektin e TC “Kosova e Re”. “Janë dhënë në formën e aksioneve që t’i mbrojë qeveria”.
Mirëpo, Selmani thekson se aktualisht B-ja është prodhuesi më i madh i rrymës, prandaj shtrohet çështja e përfitimit të Kosovës si shtet, me futjen e këtij termocentrali si pjesë e pakos tenderuese. “Kosova do të humbë...Do të humbim 600 megavat fuqi elektrike, e cila do t’i jepet operatorit që do të na i shesë pastaj neve...Nuk e di sa do na kushtojë energjia elektrike neve si qytetarë”.
Ajo po ashtu ngrit shqetësimet se çka do të bëhet me punëtorët e TC “Kosova B” dhe sa do të shesë investitori energjinë elektrike qytetarëve të Kosovës. “Nuk e di sa do të mund të qëndrojë ai numër i punëtorëve tek operatori i ri, për arsye se ai vendos për numrin e punëtorëve”, ka thënë ajo.
Edhe eksperti për energjetikë, Gazmend Begolli, ka thënë për KosovaPress se është e paarsyeshme që “Kosova B” të përfshihet në pako për projektin e TC “Kosova e Re”. Ai thekson se “Kosova B” do të duhej të lihej për t’u vendosur në një fazë më të vonshme.
Sipas tij, paraprakisht do të duhej të bëhej një studim më i detajuar se çka duhet të bëhet me këtë termocentral dhe të shikohet leverdia që do të kishte vendi.
Qeveria, e cila ka propozuar përfshirjen e “Kosovës B” në pakon tenderuese për ndërtimin e TC “Kosova e Re”, thotë se në këtë mënyrë do të përmirësohet gjendja energjetike dhe ekonomia vendore, përfshirë edhe krijimin e vendeve të reja të punës.