E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me syte nga Praga

Toni Bler do te duhet te prese. Kronikaneve shqiptare te kohes besoj iu kujtohet gjarpri, qe i preu rrugen kryeministrit britanik te luftes se Kosoves. Nje element i rastesishem, ne fushen e Elbasanit ne rrugetimin e tij drejt te shperngulurve me force nga Kosova. Ndoshta do t'i kete ndjelle fat ky fakt episodik ish kryeministrit Bler, kur eshte projektuar si kandidati kryesor per President i Evropes se re te dizenjuar sipas Traktatit te Lisbones.

Kohe te largeta, nje dhjetevjecar me pas, Bler dhe Evropa, duhet te presim dhe ne kete pritje, me te paduruarit, ballkanasit. Gjithcka pritet te rinise me nisjen e trenit evropian i frenuar nga euroskeptiket ne stacionin e Prages.

Te mesuar me benefice ne kompensim te padrejtesive te se kaluares apo traumave etnike, ballkanasit e shohin prej nje kohe te gjate veten, ne liste-pritjen e Evropes. Brukseli po nguron te zgjerohet ne hapesirat e fundit te ish lindjes komuniste.

Publiku evropian, nuk rezulton entuziast per zgjerimin ne Ballkan dhe kjo reflektohet tek qeverite. Kush ka pasur fatin te diskutoje ceshtjen ne qarqe akademike, diplomatike apo qofte me njerez te thjeshte, sa me ne veri te Evropes aq me larg konceptohet Ballkani dhe njerezit e tij. Parashikimi me fatkeq, eshte nese Traktati i Lisbones i pa ratifikuar nga ceket, bie ne dore te konservatoreve britanike, entuziaste per nje rikthim te mundshem ne pushtet, por edhe te vendosur per ta rikthyer traktatin ne referendum, qe do sillte dilema dhe medyshje te tjera.

Per te mbetur brenda historive komuniste te pas luftes se fundit boterore, autobusi na shpie ne kufirin lindor ceko-gjerman. Aty ku flitet kryesisht rusisht dhe tabelat e dyqaneve jane po ne kete gjuhe. Qyteti i llixhave, Karlovy Vary eshte deshmia e nje oazi rus ne zemer te Evropes, ku gjermanet vendas jane shperngulur me forcen e armeve te Stalinit. Ketu dhe ne kufirin tjeter, ate perendimor, ku ne shumice jane zhvendosur pertej kufirit cek, sudetet gjermane e kane gjenezen medyshjet e presidentit cek, Vaclav Klaus, per te firmosur traktatin e Lisbones. Senatoret e ish partise se tij, shkojne me larg ne Gjykaten Kushtetuese per te ndalur sipas tyre te cenohet sovraniteti i Cekise. Ne fjale jane pronat qe gjermanet kane humbur nen dhunen e sovjetikeve. Dekretin e konfiskimeve te pasurive te gjermaneve dhe hungarezeve te konsideruar bashkepunetore te nazizmit dhe shpernguljen e tyre me force, e pat firmosur 65 vjet me pare, ish presidenti cekosllovak i pas luftes, Eduart Benesh. Ishin 2. 5 milione gjermane qe u detyruan te lene tokat e tyre.

Per senatoret euroskeptike, transferimi i pushtetit ne Bruksel mund te sjelle rrjedhoja te paparashikuara. Praga zien nga protestues pro dhe kunder Evropes, ndersa sondazhet jane kontradiktore. Diku te anketuarit jane perkrah presidentit ne ngurrimin e tij per te firmosur traktatin dhe per te mbrojtur interesat kombetare dhe diku tjeter ai akuzohet se po pengon demokracine evropiane dhe te drejtat e gjenerates se trete.

Gjithsesi, pjesa ku Klaus deshiron te ve dore mbi traktat, eshte Kapitulli mbi te Drejtat Themelore cka mund te shfrytezohej juridikisht nga gjermanet e shperngulur me force nga ish Cekosllovakia komuniste. Gjykata Kushtetuese, nisi dje te hulumtoje ne teresi Traktatin e Lisbones dhe kontradiksionin e mundshem me kushtetuten ceke.

Evropa do te duhet te prese edhe disa dite me syte nga Praga. Aty qeveria eshte teknike prej me se nje viti dhe po Gjykata Kushtetuese ka shtyre zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ishte vete parlamenti cek, qe vendosi te shperbehet dhe caktoi zgjedhje te reja. Pas rrezimit te qeverise ne mars ky vend eshte zhytur ne nje krize te thelle politike, kurse tani po futet edhe ne nje krize kushtetuese, paralelisht me kontradiktat mbi ceshtjet evropiane. Ceket po behen pengese per Evropen me problemet e tyre brenda gardhit.

Me situaten e bllokuar kur traktati i Lisbones nuk ka ende firmen e fundit, ate te presidentit Klaus, Komisioni Evropian eshte po ashtu i bllokuar ne riformatimin e tij. Barroso e ka te pamundur te beje emerimet e reja, per sa kohe eshte e paqarte ne cilat terma juridike do te bazohet. Dhe mandati ekzekutiv i komisionereve aktual mbaron ne fund te ketij muaji.

Gjithsesi, nese Klaus heq me ne fund dore nga skepticizmi i tij, me hyrjen ne fuqi te Traktatit te Lisbones do te kemi institucionalizimin e postit te Presidentit te Keshillit Evropian. Ndersa ruleta rrotullohet rreth Bler, suedezet deshirojne nje zonje presidente dhe kunder britanikut jane rreshtuar vendet e uleta. Mes dilemave evropiane ka mbetur pezull perspektiva e zgjerimit, qe duhet te ndodhe dhe s'mund te kete kthim prapa. Vertet premtimi per viza mund t'i kete bere optimist ballkanasit por kur shkohet pertej dhe kufij nuk rezultojne, radhet me pasaporta biometrike do jene imazhe qe mund te perseriten ndersa Evropa duket kaq afer.

* Analist i marredhenieve nderkombetare


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›