Patozi: Kutite nuk hapen Rama po e ben PS qesharake
Nenkryetari i Partise Demokratike, njeheresh kryetar i Grupit parlamentar te kesaj partie, Astrit Patozi, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", shprehet se bojkoti i opozites ndaj Kuvendit eshte i paarsyeshem, duke bere thirrje qe te kthehet ne institucione. Pasi kutite nuk mund te hapen as nga PD dhe as nga PS. Njeheresh Patozi eshte shprehur dhe per aleancen me LSI, marreveshjen per kufirin detar dhe zgjedhjen e kryetarit te PS ne dhjetor.
Jeni kryetar i Grupit parlamentar te PD, njeheresh dhe nenkryetar i kesaj partie. Cfare ndjesie ju jep fakti, qe kur hyni ne sallen e Kuvendit rreshti i rezervuar per deputetet e opozites, eshte bosh?
Per te qene i sinqerte, ndjej keqardhje, por ne asnje rast peng. Do te kisha pasur ndjesi krejt tjeter, ne rast se do te gjeja qofte edhe nje grime pergjegjesie te mazhorances qe une perfaqesoj, ne kete vendim absurd te Partise Socialiste. Kemi zhvilluar zgjedhjet me te mira dhe me korrekte qe Shqiperia ka njohur ndonjehere dhe nuk ka asnje argument politik, juridik dhe teknik qe te perligje bojkotin. Nderkohe qe kam bindjen se per shkaqet e renditura me lart, vendi ka Parlamentin me legjitim, ne te gjithe historine e vet.
Keqardhja vjen per shkak se shikoj nje parti te madhe dhe serioze, e cila i ka te gjitha numrat dhe mundesite per te luajtur nje rol te rendesishem ne Parlament dhe ne institucionet e tjera te vendit, e cila eshte marre peng nga halucinacionet jo vetem politike, te nje individi. Une e kam veshtire te mendoj se te gjithe ata burra dhe gra, qe deri me sot konsiderohen si mbeshtetes te Edi Rames, kane te njejtin koncept me te, per bojkotin e Parlamentit. Jo vetem se shumicen e tyre i njoh dhe ua di vlerat, por sepse e kam te pamundur te besoj se njerez me personalitet dhe integritet politik, do t'i lejojne vetes qe per nje kohe te gjate, te behen "viktima" te nje halli personal, pavaresisht se njeriu qe e ka kete hall, ka ndodhur te jete kryetari i tyre. Sepse gjykoj se me shume se sa zhvillimi i karrieres se tyre politike, ne kete rast peshon me shume pergjegjesia qe nje individ i caktuar ka perballe shoqerise, apo me ngushte te themi pergjegjesia ndaj zgjedhesve te vet. Qendrimi jashte Parlamentit, pa arsye i Partise Socialiste, per shkak te Edi Rames, me shume se sa cenim i mundesise per te zhvilluar normalisht aktivitetin e tyre per nje numer te konsiderueshem te zgjedhurish me vote te lire, ne institucionin me te larte te vendit, eshte tradhti e paster e interesave te elektoratit socialist, qe ka votuar per t'u perfaqesuar me perkushtim dhe dinjitet. Edi Rama e ka bere qesharake partine e vet, pasi ai po kerkon rrugeve si lypsar 20 mije firma, per nje te ashtuquajtur ligj te vecante, nderkohe qe ka ne dispozicion mbi 600 mije vota socialistesh, te cilat i ka aty dhe nuk po i shfrytezon, pa asnje sens.
Nderkombetaret, i kane bere thirrje opozites se drejtuar nga Rama, qe te hyje ne Kuvend. Cili mendoni se do ishte "celesi" qe do te hapte rrugen per deputetet socialiste drejt legjislativit?
Mendoj se thirrjet e nderkombetareve kane vleren e vet te vecante, por nuk gjykoj se ato jane elementi me i rendesishem. E ritheksoj, qe detyrimin e pare deputetet socialiste e kane ndaj zgjedhesve te tyre. Por deklarimet e faktorit nderkombetar vlejne shume qe te sqarojne cdo shqiptar, pra edhe cdo socialist, se ato qe thote kryetari i tyre jane genjeshtra te pastra dhe se interesat e tij personale, nuk mund te mbajne zvarre qindra mijera zgjedhes dhe fatet e integrimit te vendit. Ne kete kontekst mendoj se thirrjet e perseritura qe vijne nga te gjitha kryeqytetet e vendimmarrjeve me te rendesishme globale mund ta shtojne presionin mbi Edi Ramen dhe ta detyroje ate, te rivleresoje qendrimin e vet.
E kam veshtire te bej nje prognoze te sakte, per shkak te situates surrealiste ne PS, por besoj se me shume ka mundesi ne nje vendim te mundshem te kesaj force politike, per te ardhur ne Parlament, mund te kete thellimi i krizes se saj te brendshme, pikerisht per shkak te qendrimeve te ndryshme qe ka dhe qe pritet te thellohen ne raport me bojkotin.
Oli Reh, komisioner per zgjerimin i Komisionit Evropian kerkoi nga qeveria qe te gjente menyren per te zgjidhur krizen. Mendoni se hapja e kutive te votimit, do te clironte "valvulen" e tensionit politik, perderisa nuk kerkohet ndryshimi i rezultatit ne tavoline?
Qeveria ne te gjitha rastet mund te beje vetem ate qe ka ne dore dhe ajo nuk eshte se nuk po e ben. Por asaj nuk mund t'i kerkohet e pamundura. E kam thene edhe me pare dhe nuk do te ngurroj ta perseris: PD dhe Sali Berisha, as i hapin dhe as i mbyllin kutite e votimit. I vetmi komunikim qe ne kemi me kutite eshte diten e votimit, kur ashtu si socialistet dhe cdo subjekt tjeter politik, votojme si te gjithe qytetaret e tjere. Ne nuk mund te na kerkohet qe te marrim atributet e KQZ dhe gjykatave, sepse as nuk kemi mundesi dhe as duam qe ta bejme, sepse nuk mund e shkelim mbi Kushtetuten dhe ligjet e vendit. Eshte fare e thjeshte. Kutite nuk hapen, sepse keshtu kane vendosur institucionet dhe ne jemi te detyruar qe te respektojme vendimin e tyre. Eshte gabim i madh te mendohet se ka nje debat real mes Partise Demokratike dhe Partise Socialiste, per te hapur ose jo kutite e votimit, sepse as njera dhe as tjetra nuk e kane kete mundesi dhe kjo eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe, ne ligjet e vendit. E gjithe kjo loje qe ngjason me nje terheqje litari, eshte nje spekulim i madh i kryetarit te Partise Socialiste, i cili ka gjetur edhe me ndihmen e disa aventuriereve politike nje pseudo argument, per te perligjur gjoja qendrimin e forte politik te bojkotit te Parlamentit.
Si e konsideroni protesten e opozites dhe kushtet e vena nga ajo. Mendoni se i duhet dhene nje shans per konsensus PS-se, per shkak se reformat integruese per anetaresimin ne BE dhe vizat, kerkojne dhe voten e opozites?
Shansi u eshte dhene dhe kjo ne menyren me serioze dhe me te perseritur. I ftojme te vijne ne Parlament dhe te marrin rolin udheheqes, ne trajtimin e sugjerimeve dhe verejtjeve e raportit te OSBE-ODIHR-it. Jemi gati te shqyrtojme me shume kujdes te gjitha kerkesat e tjera te tyre, me kushtin e vetem qe te jene ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e vendit. Por ne nuk mund te hedhim ne ere sistemin, te shkelim me kembe te gjitha ligjet, me argumentin se pastaj te bejme ligje te reja bashke me socialistet e kenaqur, dhe keto te fundit nuk do t'i kapercejme me. Kjo nuk ka asnje logjike politike.
Edi Rama po perpiqet te krijoje idene, sikur PS nuk vjen ne Parlament sepse kete e deshiron PD dhe Berisha. Kjo eshte me shume se komike. PS as nuk vjen dhe as nuk del nga Parlamenti per shkak te PD. Ajo kete e ka detyrim madhor ndaj vendit dhe zgjedhesve te vet.
Opozita ka paralajmeruar vec bojkotit te zgjedhjeve te pjesshme te 15 nentorit, dhe zgjedhjet vendore te 2011-tes, nese s'hapen kutite e votimit. Sa demton integrimin, por dhe vete PS-ne nje bojkot i tille?
Besoj qe shume me teper se integrimin e Shqiperise, ky gjest burracak dhe krejtesisht i pajustifikueshem, prek dhe demton ne radhe te pare PS-ne vete. Sepse pesha e pjesemarrjes ose jo ne zgjedhjet lokale, eshte ne te gjitha rastet shume me e vogel se sa mosardhja ne Parlament. Por eshte shume dekurajuese per nje parti te madhe qe te mos e cosh te provohet ne zgjedhje. Dhe ne rast se kjo semundje mund te vazhdoje gjate, ajo rrezikon qe ta atrofizoje dhe t'i thaje te gjitha nervat elektorale nje partie, sado e madhe dhe tradicionale qofte. Eshte bere zakon qe sa here bie fjala per bojkotin dhe qendrimet e fundit te PS, te hiqet nje paralele me historine e gjate politike te Partise Demokratike. Ne fakt, nuk ka asgje per t'u krahasuar. Sepse rrethanat dhe argumentet kane qene teresisht ne disfavorin e partizaneve te sotem te bojkotit, kur edhe vete PD ka pranuar se nuk mburret kaq shume me traditen e vet bojkotuese. Nderkohe eshte fakt se Partia Demokratike nuk e ka bere kurre nje gje te tille, edhe pse i ka pasur kushtet dhe rrethanat te gjitha ne dizfavorin e saj, edhe pse ka qene pothuajse e pa perfaqesuar ne KQZ, dhe pse ka qene nen diktatin dhe dhunen evidente policore, edhe pse ka pasur evidenca te plota dhe te qarta per mbushje kutish, manipulime rezultatesh dhe grabitje flagrante mandatesh, qe nga komisionet zonale e deri tek Gjykata Kushtetuese. Sepse eshte pergjegjesi e madhe t'u privosh mbeshtetesve te tu, te drejten per e provuar te rikthehen ne pushtet, apo qofte edhe te drejten per t'u bere me shume, pavaresisht se mund te mos rezultojne ende fitues. Edi Rama po e ben kete pa pasur asnje argument me vete dhe ne nje fare menyre kjo eshte nje vetevrasje per Partine Socialiste. Pavaresisht fjaleve qe jane gjetur per ta justifikuar, ky vendim ka te beje me drojen e Edi Rames per te regjistruar nje serial tjeter humbjesh, ne ballafaqimet e partise se tij me Partine Demokratike. Sic dihet, qe nga koha qe eshte bere kryetar i PS, kjo force politike i ka humbur te gjitha zgjedhjet e pjesshme perballe nesh, si ne rastin kur ato kane qene politike, ashtu edhe kur kane qene vendore. Por ky nuk mund te jete argument. Nje parti serioze nuk shkon te votohet vetem atehere kur e ka te sigurt fitoren, sepse zgjedhjet nuk behen ne tavoline.
Vleresimi juaj per bashkeqeverisjen me LSI. Cfare fitoi dhe cfare humbi e djathta me kete koalicion?
Ne nje veshtrim te pergjithshem dhe realist, mund te thuhet se fitoi me shume sesa humbi. Jo vetem ne sensin e ngushte te interesave te momentit, se arriti te krijoje nje qeveri qe parashikohet te jete e qendrueshme dhe eficente. Me shume per faktin se permbysi nje mentalitet dhe futi nje koncept krejtesisht modern dhe evropian te sjelljes se politikes, edhe ne Shqiperi. Per here te pare e djathta dhe e majta po qeverisin bashke dhe pa asnje kompleks ne kete vend, pavaresisht se nje gje te tille nuk e kishin kerkuar vete. Por si PD ashtu dhe LSI u treguan ne lartesine e misionit te tyre, per te lexuar si duhet vendimin e sovranit. Nga tjeter, besoj se ka edhe nje dimension thjesht pragmatist. PD ka fituar nje alet te rendesishem, pervec atyre qe i kishte para fushates se zgjedhjeve te 28 qershorit. I cili jo vetem dha mundesine per te kapercyer ngercin e numrave ne Parlament, por qe mund te rezultoje (sic jane te gjitha gjasat) nje aleat strategjik dhe afatgjate edhe per sfidat e ardhshme elektorale, te cilat nuk bejne gje tjeter, vecse e rrisin mundesine e Partise Demokratike per te qene serish lokomotive e nje mazhorance qe sa vjen e zgjerohet. Te mos harrojme qe ne i kemi fituar perballjet me Edi Ramen edhe duke e pasur Levizjen Socialiste per Integrim kunder apo njesoj te baraslarguar, si me ne ashtu edhe me PS. Perfytyro se cfare mund te ndodhe tani qe LSI eshte njesoj sa ne e interesuar per qendrueshmerine e koalicionit, nderkohe qe kapitalet e Edi Rames, sa vijne e bien.
Debatet per marreveshjen e kufirit detar me Greqine, tashme kane marre dhe rruge institucionale, pasi opozita e ka ankimuar ceshtjen ne Kushtetuese. Komenti juaj per kete debat dhe do ta prisni vendimin e Kushtetueses per te ratifikuar kete marreveshje?
Ne kemi vendosur qe ta presim me qetesi vendimin e gjykates edhe pse jemi te bindur qe ky nuk eshte fare nje debat kushtetues. Edhe ne rast se do te kishte dicka qe nuk shkonte ne kete marreveshje, ai mund te ishte qene nje debat teknik ekspertesh, ashtu sic edhe ne nje fare menyre eshte zhvilluar ne disa media te caktuara. Per fat te keq, opozita eshte sot peng jo vetem i trilleve dhe halleve personale te kryetarit te Partise Socialiste, por ajo bie ne rrjeten e cdo sharlatani apo rrufjani politik ose jo, mjafton qe ky i fundit te hedhe nje gur ne pus, me kushtin e vetem qe ai te jete drejtuar kunder qeverise. I tille besoj se ka qene edhe fakti qe Edi Rama, e vuri te gjithe aksionin politik te opozites ne funksion te delireve te disa mendjeve te semura, te cilet prej ditesh po valevisin pa asnje argument flamurin e rreckosur te nacionalizmit arkaik, duke rikthyer legjendat e tradhtive dhe shitjeve, me te cilat ka qene e mbushur historia e Shqiperise nen diktaturen e Hoxhes. Dhe per ironi, "heroi" qe eshte zgjedhur per t'u vene ne qender te kesaj ndermarrjeje eshte nje nga prodhimet me tipike te teknologjise se Traktatit te Varshaves, si nga formimi ashtu edhe nga bindjet politike, enveriste dhe te pandryshuara asnjehere
Kerkesa e nderkombetareve, vecanerisht SHBA-ve, per heqjen e imunitetit te zyrtareve eshte interpretuar ne menyra te ndryshme. Opozita kerkon dorezimin e dy ministrave tek drejtesia, nderkohe Berisha kerkon miratimin e ligjit me konsensusin e opozites qe te gjithe zyrtaret te jene pa imunitet. Ku konsiston ndryshimi mes paleve?
Eshte shume e thjeshte per te bere diferencen. Ne jemi per parimin dhe vetem ate ne te gjitha rastet, ndersa ata jane per heqjen e imunitetit, vetem atehere kur mund t'u interesoje per nje beteje politike. Mjafton kjo per te kuptuar se perse ky ligj i pluhurosur ne sirtaret e Kuvendit te Shqiperise nuk eshte miratuar ende me gjithe insistimin e gjate gati 7 vjecar te Partise Demokratike. Per ne asnje zyrtar nuk duhet te kete imunitet dhe kjo e ben automatike zhveshjen e tyre nga cdo mburoje, qe mund te pengoje institucionet e drejtesise per t'i hetuar. Per PS-ne, me sa duket, ceshtja e heqjes se imunitetit duhet te ekzistoje vetem kur behet fjale per kundershtaret e tyre politike. Nderkohe, ne vakuumin e krijuar per shkak te qendrimit refraktar te PS, ne kemi faktuar dhe do te vijojme te mbajme te njejtin qendrim, se asnje nga zyrtaret e mazhorances nuk do ta gezoje privilegjin e imunitetit, sa here qe drejtesia te kete nevoje qe te hetoje per ta.
Me 12 dhjetor PD zhvillon Kuvendin Kombetar. Edi Rama eshte akuzuar shume se ka pasur perballe nje kandidat fiktiv, Maqo Lakrorin, per postin e kryetarit. Po Berisha, cilin do te kete perballe ne kandidimin e tij per postin e kryetarit te PD?
Eshte ende heret per te folur per nje gare per kreun e Partise Demokratike, sepse une nuk i qe te kete deri tani ndonje kandidat qe te kete shprehur deshiren per te rivalizuar Berishen. Por mund te them paraprakisht, qe edhe nese nuk do te kete nje kandidat tjeter per kreun e PD, kjo nuk e zbehe aspak zgjedhjen demokratike te kryetarit. Eshte kjo nje praktike krejt e zakonshme dhe normalitet per shume parti, nga me te vjetrat dhe me te suksesshmet e Evropes Perendimore. Ne te gjitha rastet, do te ishte shume me i pranueshem dhe realist thjesht votebesimi i kryetarit te partise, sesa shpikja e nje rivali kukull. Sepse ai jo vetem nuk i jep dinjitet gares, por fyen ne nje fare menyre delegatet me te drejte vote, gjithe anetaret e partise dhe vete publikun e interesuar. Nderkohe, me duhet te kujtoj se Kuvendi i 12 dhjetorit, eshte nje lloj feste per Partine Demokratike, sepse ajo vjen pas nje fitoreje te madhe elektorale. Dhe sic e dini, ne raste festash nuk para hahet "Lakror", por konsumohen gjelle me te fisshme.