E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeset plastike, si nje kercenim per ambientin

Shpesh ankohemi se mjedisi qe na rrethon nuk eshte i paster. Ne shume raste ky eshte nje konstatim i drejte. Ndotja e mjedisit ndikon jo vetem ne cilesine e jetes, por edhe ne demtimin e peisazhit qe na rrethon. Eshte ky peisazh qe perben kontaktin e pare me cdo vizitor, pavaresisht se si vjen ne vendin tone.

Te gjithe e dime, se vete ne mund te bejme shume per ta permiresuar mjedisin. Ne fakt, ne me te shumten e rasteve, ne mbetemi tek konstatimet dhe nuk ndermarrim nisma konkrete per tu bere aktore te zgjidhjes se ketij problemi, qe sa vjen dhe behet me i mprehte. Edhe kur disa media dhe shoqeria civile jane perpjekur te japin shembuj pozitive ne te mire te permiresimit te situates, keto perpjekje kane ngelur ne stadin e aksioneve sporadike dhe te vecuara.

Tashme koha nuk pret. Kerkohet nje angazhim me i madh qytetar, duke kaluar nga faza e konstatimit ne perfshirjen ne nisma per zgjidhje konkrete per perballimin e problemeve mjedisore. Ne fakt, ndihmesa me e madhe qe ne si qytetare te ketij vendi mund te japim per ta mbajtur paster mjedisin tone, reduktohet ne disa shprehi ose perpjekje te vogla, qe ne vetvete perbejne normat e edukates qytetare te cilat jane te zakonshme ne mjaft vende te perparuara te Evropes ku ne duam te shkojme.

Eshte fjala per qeset plastike, armikun e ambientit dhe peisazhit. Duke udhetuar neper Shqiperi, kudo pergjate rrugeve nacionale dhe me se shumti ne kryeqytet, te vret syte nje pamje qe perseritet shpesh - qese plastike kudo, anash rruges, ne fusha, ne parqe, ne perrenj ose lumenj, ne breg te detit ose duke fluturuar lart te shtyra nga era. Ato i gjen kudo dhe tashme jane kthyer ne nje shqetesim mjedisor.

Cdo vit pothuaj 500 miliard qese perdoren ne gjithe boten, prej te cilave riciklohet vetem 1 e 200-ta. Qeset delikate te plastikes, jane kthyer ne nje kamzhik ndotes i pa meshirshem per mjedisin.

Qeset plastike jane mjaft te perdorshme per te gjithe. Per shitesit, bleresit, perdoruesit sepse ato jane komode, te lira, te forta, te lehta, funksionale dhe relativisht higjienike. Po cfare sjell me vete ky komoditet qe fillesat e veta i ka ne vitet 60-70 dhe u be mjaft popullor gjate viteve 80?

Qeset plastike kerkojne shpenzime te konsiderueshme per tu ricikluar, ndersa fotodegradimi i tyre natyral kerkon disa qindra vjet. Ato copetohen ne pjeseza te vogla, leshojne toksina nga vendgrumbullimet e mbetjeve, ndotin token dhe ujin dhe futen ne zinxhirin ushqimor kur kafshet aksidentalisht ushqehen me to. Eshte llogaritur se te pakten 100 000 kafshe detare ngordhin si pasoje e ndotjes plastike. Sipas nje studimi te Agjencise se Kombeve te Bashkuara per Mjedisin qeset plastike jane ndotesi me i perhapur ne det e oqeane. Nga ana tjeter, prodhimi i qeseve te plastikes eshte i kushtueshem dhe kerkon sasi te konsiderueshme energjie dhe nafte, e cila ne ditet tona eshte kthyer ne nje lende te pare strategjike.

Natyrshem ngrihet pyetja: A ka alternativa per ta shmangur sa te jete e mundur perdorimin e qeseve plastike? Pa dyshim qe ka. Zevendesimi i qeseve plastike me ato prej letre qe jane te riciklueshme tashme eshte bere praktike ne mjaft vende te botes. Tashme qendrat tregtare dhe dyqanet e ndryshme gjithnje e me teper po i nxisin klientet e tyre te perdorim me kriter qeset plastike, duke aplikuar cmime per qeset plastike te cilat me pare tregtoheshin falas.

Politika e ndalimit te perdorimit te qeseve te plastikes, tashme eshte provuar dhe ka dhene rezultate ne Kine. Ne Shtetet e Bashkuara, qyteti i San Franciscos ka ndaluar perdorimin e qeseve te plastikes. Ndersa disa vende evropiane si Irlanda, kane aplikuar taksa mbi cantat plastike dhe kjo ka sjelle uljen e perdorimit te tyre ne masen deri 90%.

Maqedonia fqinje, ka adoptuar nje ligj qe detyron rritjen e trashesise se materialit te qeses ne 21 mikron, duke bere te mundur perdorimin e tyre me teper se nje here. Nderkaq, qeset plastike te prodhuara me kapacitet te madh mund te perdoren vetem duke i vene ne llogari te bleresit.

Praktika ka treguar, se politikat mjedisore duhen mbeshtetur nga publiku, perndryshe rezultati i tyre eshte i dyshimte. Para se gjithash, te gjithe duhet te bindemi se qeset plastike pavaresisht se jane te dobishme ne jeten tone te perditshme, kane kosto te larte per mjedisin dhe duhet shmangur sa te jete e mundur me shume perdorimi i tyre. Gjithashtu, subjektet private, sidomos lokalet dhe bizneset prane rrugeve, duhet te tregojne nje ndjeshmeri dhe angazhim me te larte per pastrimin e territoreve te tyre ne bashkepunim me njesite e pushtetit vendor. Ky proces, do te ishte i pafrut nese nuk do te koordinohej nga qeveria dhe do te mbeshtetej nje lobing me i forte nga mediat qendrore dhe lokale, nga shkollat, forumet rinore dhe OJF.

*Zevendesminister i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›