E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendosen sërish targat serbe në Veri

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 21:28

Burime të Kosovapress-it në veri kanë bërë të ditur se pas një urdhër të lëshuar nga i ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, janë vendosur në mënyrë masive targa të reja të Serbisë, nëpër automjete të ndryshme në veri të Mitrovicës dhe Kosovës.

Sipas burimit, urdhri i Nekelkoviqit ka pasuar një ditë pas vizitës që i ka bërë Zubin Potokut, ministri për Kosovë, Goran Bogdanoviq.

“Të dielën pasdite dhe gjatë ditës së hënë, një numër i madh i qytetarëve serbë të veriut të Mitrovicës i kanë pajisur automjetet e tyre me targa të reja të Serbisë. Krerët e Qeverisë në Beograd, mendojnë se vendosja e targave të reja është gjest patriotik, si dhe kthejnë Serbinë në pozicion më të favorshëm karshi Kosovës në bisedime që janë duke u zhvilluar”, ka thënë burimi.

Ndryshe, në fund të muajit shkurt dhe në fillim të marsit, mbi 180 serbë kosovarë kanë pajisur automjetet e tyre me targa të reja të Serbisë, ndërkohë që Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, pati lëshuar një urdhër për konfiskimin e këtyre targave./kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›