E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më të bukura me ngjyrat që ju shkojnë

Përmes një libri mund të mësoni që të zgjidhni nuancat e duhura për trukun, veshjet dhe aksesorët, të cilat do t’iu shoqërojnë në çdo rast

Ngjyrat flasin, tregojnë për ne, na informojnë mbi gjendjen shpirtërore e personit që kemi përballë, si dhe lënë të kuptohet se ç’karakter jeni. Nëse zgjidhen me kujdes na ndihmojnë të jemi të kthjellëta dhe elegante, por edhe që të biem në sytë e personave që na rrethojnë. Me një buzëkuq të ndezur dhe një fustan të bukur mund të bëheni shumë seksi duke tërhequr vëmendjen e njerëzve. Ngjyra blu ju bën të dukeni më autoritar, e bardha tregon se jeni shik. Ngjyra e zezë dhe nuancat e saj largojnë shikimin nga ajo që do të donit të kalonte pa u vënë re. Duke qenë se fytyra është ajo që duhet të jetë gjithmonë në qendër të gjërave që bien menjëherë në sy, sekreti është të zgjedhim ngjyrat që bëjnë për ne, pra nuancat e duhura për një “make up” perfekt, ngjyrat e rrobave për t’i kombinuar me atë të fytyrës, syve, buzëve dhe aksesorëve, për ta bërë personal dhe unik stilin që kemi zgjedhur, si edhe t’i japim vlerë asaj që kemi vërtet të bukur. Për të zgjedhur ngjyrat e duhura, cilat ju shkojnë dhe cilat jo, ju vjen në ndihmë libri “Më e bukur me ngjyrat e tua”, ku do të gjeni gjithashtu këshilla për stilin dhe elegancën, truket e “make up”-it, modelet e flokëve etj. Autorja e librit i klasifikon femrat në katër grupe të mëdha për nga bukuria, të mishëruara nga katër ikona të përjetshme të bukurisë, të cilat koha nuk do t’i plakë kurrë. Ja cilat janë ato:

Femrat e tipit Audrey Hepburn (cilësuar luku dimëror)

Si protagonistja e paharrueshme e filmit “Mëngjes nga Tifani” dhe “Pushime romane”, femrat që i përkasin këtij tipi e kanë ngjyrën e lëkurës të fildishtë (për shembull Demi Moore) dhe pak më të hapur nga pjesa e brendshme e krahëve. Ngjyra që ju shkon më shumë është bluja. Duhet të mbajnë bizhuteri argjendi, floriri të bardhë dhe platin; flokët ngjyrë gështenjë të errët, të zeza, pa reflekse të theksuara (duhet të shmangin çdo nuancë që i tenton t’iu afrojë me ngjyrat e hapura) si Keira Knightley ose Winona Ryder; ngjyra e brendshme e syve duhet të jetë e errët, por nuk prish ndonjë punë nëse është e shkruar, blu ose jeshile (dy shembuj: Dita Von Teese dhe aktorja Liv Tyler; duhet të shmanget në mënyrë absolute kombinimi i ngjyrës së brendshme të syrit me atë të lyer mbi kapakë. Do të jetë më mirë një ngjyrë që të bën kontrast në mënyrë që të nxjerrë në pah syrin).

Ngjyrat që mund të përdorë kjo kategori femrash janë: grija, bluja, lejlaja, jeshilja e errët dhe e hapur, e verdha limon.

Femrat e tipit Grace Kelly (luku veror)

Femrat që i përkasin kësaj kategorie quhen të “ftohta”, ngjyrën e lëkurës e kanë të hapur, ndërsa atë të syve të kaltër, gri, jeshile dhe të shkruar. Zakonisht janë bionde ose kuqalashe me ngjyrë lëkure të hapur, për shembull si aktoret Kirsten Dunst, Micelle Pfeiffer, Naomi Watts dhe Gwyneth Paltrow. Por mund të kenë edhe lëkurë me ngjyrë të errët, për shembull si Anne Lennox, Kate Bosworth, Jessica Biel dhe Jennifer Aniston.
Ngjyrat që duhet të përdorin: nuancat e blusë, rozë e çelët, e kaltër, gri, lejla, jeshile e hapur dhe ngjyra e plumbit.
Ngjyrat që nuk duhet të përdorin: të verdhën, portokallinë dhe ngjyrë tullën.

Femrat e tipit Katharine Hepburn (luku vjeshtor)

Femrat e kësaj kategorie janë të shndritshme si diva e padiskutuar e filmit “Ylli i mëngjesit”, Katharine Hepburn. Këtu përfshihen persona të rëndësishëm si: Rita Hayworth, Julianne Moore, princi Harry, Drew Barrymoore, Sheryl Crow e David Beckham, Angelina Jolie, Cindy Crawford, Jennifer Lopez dhe Russel Crowe. Zakonisht këta persona janë bardhoshë, me sy jeshilë, kafe të errët.

Ngjyrat që duhen përdorur: ndryshk, bronz, karamele (edhe aksesorët duhet të kenë këto ngjyra), gështenjë e errët, por edhe ato të frutave dhe perimeve të stinës.
Ngjyrat që nuk duhen përdorur: të gjitha nuancat e blusë, jeshilen e errët, të verdhën dhe ngjyrën e bardhë.

Femrat e tipit Marilyn Monroe (luku pranveror)

Joshje e artë dhe e ngrohtë si tipi i Katharine, megjithatë femrat bionde që preferohen shumë nga meshkujt kanë një fytyrë të shndritshme si diell i pranverës. Këtu përfshihen aktoret Cameron Diaz, Sharon Stone, Scarlett Johansson, Cate Blanchet, Nicole Kidman (të cilës tiparet bionde i kanë dhënë një shkëlqim të mrekullueshëm, duke u kombinuar më së miri me rricat e saj të kuqe). Ngjyrat e syve që i shkojnë përshtat kësaj kategorie femrash janë bluja dhe jeshilja.
Ngjyrat që duhen përdorur: kryesisht ato të forta, konkretisht ngjyra e fildishtë, bezha, karamelja, jeshilja e fortë, e kuqja e shndritshme, gurkali.

Ngjyrat që nuk duhen përdorur: ato të ftohtat. Duhen shmangur nuancat e errëta, të zbehta dhe ato të grisë, të cilat rrezikojnë t’u humbasin shkëlqimin natyral fytyrës. Gjithashtu nuk duhet të përdorni nuanca shumë të errëta dhe bizhutë prej floriri të bardhë.

Duke pasur parasysh këshillat, do të keni mundësi ta kuroni deri në detaj pamjen tuaj, duke u bërë edhe më tërheqëse për personat që ju rrethojnë. Zbulimi se cilës ngjyrë i përkisni, ajo që zgjidhet instinktivisht, apo ajo nga e cila nuk mund të hiqni dorë lehtë, ju bën të ndiheni më të sigurt në vetvete. Kështu për çdo rast mund të vishni fustanin që ju pëlqen dhe ju shkon, mund të lyheni në mënyrën e duhur dhe të vendosni aksesorët që kombinohen me ngjyrën e lëkurës dhe trukut.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›