E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me te shpejtet, per 9-piket e para

Anglia, Greqia, Italia, Lituania, Spanja dhe Ukraina synojne fitoret e treta radhazi

Anglia, Greqia, Italia, Lituania, Spanja dhe Ukraina jane ne te njejtat pozita, para ndeshjeve te treta eliminatore te Kampionit Boteror "Afrika e Jugut 2010", pasi ne rast se fitojne ne ndeshjet e sotme ato shkojne ne kuoten e 9 pikeve dhe hedhin nje hap te sigurt drejt kualifikimit. Nderkaq, Kroacia, Franca dhe Portugalia luajne jashte dhe u duhet te sigurojne pike per te mos cenuar objektivin. Ne Grupin 1, Suedia pa kapitenin Henrik Larson, do te perpiqet te fitoje me ane te sulmuesit te Interit, Ibrahimovic. Barazimi ne Shqiperi dhe fitorja e veshtire me Hungarine nuk i kane dhene startin e duhur ekipit te trajnerit Lars Lagerbek.. Portugezet jane ne presion, pas humbjes qe i shkaktoi ne ndeshjen e pare, Danimarka. Kjo e fundit do te luaje ndaj Maltes dhe do te kerkoje fitoren e radhes. Kryesuesit e grupit, ekipi surprize, Shqiperia, qe do te luaje ndaj Hungarise. Ne Grupin 2, Greqia e Oto Rehagelit, pas dy fitoreve te lehta me Luksenburgun dhe Letonine do te kerkoje fitoren e trete, perballe Moldavise. Ne kete grup Izraeli do te kerkoje trepikeshin ndaj Luksenburgut, qe befasoi ne ndeshjen e kaluar, duke mundur Zvicren. Ne Grupin 3, Republika Ceke synon kreun, perballe Polonise. Ceket nuk do ta kene te lehte, pasi mungojne Jan Polak, Tomas Rozicki dhe Marek Matejovski. Me rikthimin e Balak, Gjermania do te mjaftohet me nje trepikesh ndaj Rusise, qofte edhe pa shkelqim ne loje. Ne Grup 5, Estonia pa asnje pike ne dy ndeshjet e para do te perpiqet t'iu prishe serine, me 26 ndeshje pa humbje kampioneve te Evropes, Spanjen. Ndersa Turqia dhe Belgjika do te kerkojne fitoret perballe Bosnjes dhe Armenise. Fitorja e nje muaji me pare ne Kroaci i ka shtuar etjen Anglise se Kapelos, ne perballjen e radhes me Kazakistanin. Ne Grupin 6, Ukraina e Andri Shevcenkos do te prese Kroacine e Slaven Bilicit. Para tifozeve vendas, ukrainasit shohin nje mundesi te mire per fitore. Lituania, e cila papritur eshte kryesuese e Grupit 7, do te udhetoje drejt Beogradit per t'u perballuar me Serbine. Franca dhe Rumania, qe barazuan ne Euro 2008, do te luajne mes tyre, pas startit te dobet ne ndeshjet e para eliminatore. Blute shpresojne te rikthimi i Vieras, kurse Rumania do te bazohet te dyshja, Mutu-Kivu. Ne Grupin 9, Skocia do te prese ne shtepi Norvegjine, ne nje ndeshje e tera nen presionin e Holandes. Portokallinjte do te kerkojne kreun ne grup, ne Roterdam, perballe Islandes.

A. Muraci

Ndeshjet ne Europe dhe ne Ameriken Jugore

Grupi 1

Hungari - Shqiperi

Danimarke - Malte

Suedi - Portugali

Grupi 2

Zvicer - Letoni

Luksemburg - Izrael

Greqi - Moldavi

Grupi 3

Poloni - Republika Ceke

San Marino - Sllovaki

Slloveni - Irlande e Veriut

Grupi 4

Finlande - Azerbajxhan

Uells - Litenhshtejn

Gjermani - Rusia

Grupi 5

Turqi - Bosnje Herceg.

Belgjike-Armeni

Estoni- Spanje

Grupi 6

Angli - Kazakistan

Ukraine - Kroaci

Grupi 7

Ishujt F. - Austri

Serbi -Lituani

Rumani - France

Grupi 8

Gjeorgji -Qipro

Bullgari - Itali

Grupi 9

Skoci-Norvegji

Holande - Islande

Amerika e Jugut

Bolivi - Peru

Argjentine - Uruguai

Kolumbi - Paraguai


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›