E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gus Hidink dhe Rusia, sfide Gjermanise

Trajneri holandez ka perzgjedhur disa nga talentet e kampionatit, pas Euro 2008

Trajneri i Rusise, Gus Hidink iu ka dhene me shume perparesi te rinjve, ne perzgjedhjet e tij te fundit, para ndeshjes se rendesishme ne grupin 4, perballe Gjermanise. Ekipi surprize i "Euro 2008" ne listen e lojtareve te thirrur ne kombetare ka sjelle emra te tjere. Bien ne sy disa nga talentet me te spikatur te futbollit rus, 18-vjecari i CSKA-se se Moskes, Alein Dzagojev dhe 19-vjecari i Spartakut te Moskes, Aleksander Prudnikov. Fytyra e trete e re e Rusise eshte sulmuesi i Zenit St. Peterburgut, Igor Denisov, 24 vjec, i cili kundershtoi dhe me vone i kerkoi falje trajnerit holandez per preferencat e tij ne "Euro 2008'. Nderkohe, humbja me madhe e Rusise para ndeshjes se sotme me Gjermanine mund te konsiderohet demtimi i sulmuesit te Totenhemit, Roman Pavliashenko, i cili mendohet se do te qendroje 3 jave larg fushe. Rusise ne kete ndeshje do t'i mungoje edhe Torbinski, lojtar qe gjithashtu shkelqeu ne "Euro 2008. Trajneri i Rusise, iu eshte pergjigjur gazetareve se nuk e ka vendosur ende nese do te qendroje apo jo ne krye te kombetares se ketij vendi, pas boterorit 2010. Ndryshe nga ndeshja ne Finlande, ekipi i Joakim Levit duket shume i forte para Rusise, pas kthimit te 4 lojtareve titullare. Mes lojtareve te rikthyer eshte edhe mesfushori i Celsit, Majkell Balak. Ndersa ne Finlande barazimi, 3-3, per nen kampionet e Evropes erdhi edhe prej mungesave te Frings, Per Mertesacker dhe Arne Fraidrishit.

"Ruset luftojne shume per te fituar topin dhe kane nje sulm te kompletuar," theksoi Lev. "Ata kane nje ekip te balancuar dhe te disiplinuar dhe jane te organizuar shume mire. Nese ne do te bejme dy gabime, do te ndeshkohemi pa asnje meshire."

Favoritet

Gjermania dhe Rusia jane favorite per t'u kualifikuar ne Grupin 4, te cilin e udheheq momentalisht ekipi i Joakim Levit, me 4 - pike ne dy ndeshjet e para. Rusia ka 3 pike, pas fitores se veshtire me Uellsin ne ndeshjen e vetme deri tani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›