E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me të vjetrat

Dy herë është shpallur tenderi për uniformat e reja të policisë dhe të dy herët ka dështuar. Zyrtarët e Policisë thonë se ofertat nuk kanë qenë ashtu siç janë kërkuar. Tenderi do të përsëritet. Nga Nexhmije Ahmeti më 28 dhjetor 2010 në ora 09:20

Edhe pse pritej që rrobat e tyre sivjet do të duken ndryshe, kjo nuk do të ndodhë.

Policët e Kosovës edhe në ditët e ardhshme do të duken njëjtë sikurse tash e disa vjet. Ata edhe më tej do t’i kenë këto uniforma, ndonëse konkursi për dizajnimin e të rejave ishte shpallur qysh në prill.

Por dy tenderë që do ta përzgjidhnin firmën që do të përgatiste variantin e ri të veshjeve për ruajtësit e rendit në Kosovë, kanë dështuar. Në të dyja rastet nuk ka pasur firma konkurruese që do t’i plotësonin tenderët e hapur. Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë së Kosovës, thotë se në këta dy tenderë nuk ka konkurruar asnjë ofertues i përgjegjshëm. “Qëllimi ynë është që uniformat e policisë të duken sa më bukur dhe ofertat që kemi pasur nuk kanë qenë të përshtatshme me kërkesat tona”, tha Sadriu për Express. Ai nuk saktëson arsyet që e bëjnë të papërshtatshme për firmat, dizajnimin e uniformave të reja.

Përsëritja e tenderit për uniformat e policisë është duke u diskutuar. Por Sadriu nuk dha ndonjë afat se kur do të mund të shpallej tenderi.
“Zyrtarët përgjegjës i shqyrtojnë detajet dhe çështjet që mund të përmirësohen për ta bërë më të favorshme për firmat, pjesëmarrjen në tender”, tha Sadriu.

Konkursi për uniformat e reja të Policisë ishte hapur qysh në muajin prill për të dështuar pas një muaji. Edhe pas rishpalljes, ai tender prapë ka dështuar dhe nuk do të dihet se kur do të vazhdojë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›