E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirateria në internet, PE refuzon marrëveshjen ACTA

Parlamenti Evropian sot ka refuzuar me shumicë të votave, marrëveshjen globale për luftimin e falsifikimit dhe piraterisë në Internet.

Gjithesej 478 deputetë e kundërshtuan Marrëveshjen Tregtare për Anti-Falsifikim, shkurtimisht ACTA, 39 votuan në favor të saj, ndërsa 165 të tjerë abstenuan.

Kjo marrëveshje synon krijimin e standardeve globale kundër falsifikimit të mallrave, kundër ilaçeve mjekësore të pa liçensuara dhe piraterisë në Internet.

Por, ajo është kritikuar nga kundërshtarët se mund ta cënojë lirinë në Internet.

Deri tani, 22 prej 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, dhe shtete të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, e kanë nënshkruar marrëveshjen ACTA në muajin janar të këtij viti, por ajo duhet të ratifikohet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›