E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma nuk e do Behramin

Roma nuk ka bërë, por as që e ka ndërmend të bëjë ndonjë ofertë gjatë kësaj vere për Valon Behramin, edhe pse ka simpati për mesfushorin e West Ham Unitedit. Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit nga kryeqyteti italian, Daniele Prade.

“Ai është futbollist i fuqishëm, e pëlqejmë atë, por nuk kemi bërë ndonjë ofertë për të te West Hami. Prioritet yni është një mbrojtës dhe një mesfushor i majtë, sepse ne jemi OK në pozitat e tjera”, tha Prade për Sky Italia.

Mediat angleze dhe ato italiane e parashihnin një rikthim të përfaqësuesit zviceran në Serie A, me Palermon që e kërkon qe një kohë të gjatë. Por, spekulohej edhe për Romën. Sidoqoftë, West Ham e ka bërë të qartë disa herë se nuk e ka ndërmend ta shesë futbollistin. 25-vjeçari është pjesë e West Hamit qe dy sezone. Me këtë ekip, ai zhvilloi 51 ndeshje. Behrami është përfaqësues i rregull i Zvicrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›