Përplasen dy makina në rrugën Tiranë-Durrës, plagoset një person
TIRANË-Një aksident automobilistik me pasojë një të plagosur është shënuar sot pasdite në rrugën Tiranë-Durrës.
Policia bëri të ditur se ngjarja u shënua pranë mbikalimit të Yrshekut kur dy automjete me targa TR6343R dhe AA023AE janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë ka mbetur e plagosur një femër, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur.
Policia ne vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.
(d.b/BalkanWeb)