Me vete a me tjere
mund te beje nje njeri i vetem Te shkruaje praktikisht ne vetmi praktikisht pa publik nje veper te tere letrare e njekohesisht te shpjere para nje tradite gjuhesore ne rrugen e vetme qe ajo mund te ecte
...ne Rome kam studiue edhe nji here tjeter 4 vjet ku kam edhe doktorue. Gjate kesaj kohe mbas sa diskutimesh u themelue revista Shjzat merite kryesore e Koliqit qe kishte eksperience te gjate ne kete lami. Si thonte P. Valentini vijimi i LEKS jo i HYLLIT T DRITS ndoshta per te na qite ne mend Koliqit e mue se ishim nxanes te shkolles se Jezuiteve... Merita e revistes Shjzat kryesore ka qene ajo e vijimit te tradites kulturore katolike te Shkodres kryekreje ne retrospektive vazhdimesia e gegnishtes si variante letrare. Prej 1952 e kam ndjeke kambe per kambe zhvillimin apo imponimin e tosknishtes si gjuhe zyrtare. Nuk kemi polemizue fort por jemi perpjeke ta perfekcionojme gegnishten tue u mbeshtete ne tekstet e vjetra tona tue i dhane gegnishtes vendin qe i perket ne kurset universitare. Pa modesti e per hir te vertetes shfaqi se kontinuitetin e perdorimit te gegnishtes letrare ne poezi proze artistike dhe ekspozitive ne kete te fundit sdo harrue kontributi i revistave te emigracionit edhe mbas 1972 mbas mbylljes se Shjzat 1975 me plot vetedije e cova perpara une vepra e fundit letrare ne kte variante te shqipes sht Palimpsest Mnchen New York 1991. Spo hy me levdue veten ne gjurmimet gjuhesore por po v ne dukje Albanian Grammar qe perdoret si tekst kryesor kudo ne Prendim ne mesimin e shqipes ne universitete bile dhe ne Bashkimin Sovjetik Martin Camaj nga nje leter drejtuar Gjon Sinishtes ne San Francisko 27 mars 1991.
Po te kundrosh keto tri vepra jete te Martin Camajt ate letrare ne poezi proze e dramaturgji ate publicistike edhe botuese qe eshte misheruar ne Shjzat dhe ate gjuhesore-pedagogjike qe sintetizohet te Albanian Grammar do te veresh se ne nje pikepamje ate te perdorimit dhe kultivimit te gegnishtes letrare ato jane tri faqe te te njejtit Strang arterie apo motor te brendshem mision jete qe e ka ndjere te vetin njeriu Camaj. Gjuha si lende pune e shkrimtarit dhe gjuha si objekt pune e studiuesit njekohesisht gjuha si atdhe e shtepi zevendesues i atdheut te munguar dhe mjedisit te munguar shqipfoles te gjitha keto varianti gegnisht i shqipes Camajt ia plotesoi me se miri fale talentit te tij natyror origjines dhe rrenjeve qe i germoi si pakkush po te perifrazojme Kafken me sepaten e gjuhes theu detin e ngrire brenda vetes por edhe tradites nga vinte e cila e shoqeroi e dhjetuar permes disa pak personalitetesh ne diaspore.
Po per cfare gegnishteje si variante letrare flet Camaj Ka nje numer gegnishtesh ajo e Shkodres ajo e Elbasanit ajo e Kosoves ajo e Fishtes e Migjenit e Xhuvanit - do te kundershtonin menjehere skeptiket ose mospranuesit e nje varianti letrar gegnisht te shqipes. Askush nuk shkruan ndonje gegnishte te kodifikuar madje as shkrimtaret kosovare te viteve 50-60 aq me pak anarkistet e sotem madje- madje edhe vete Camaj ka luhatje ne gegnishten qe perdor do te vazhdonin po keta kundershtare skeptike ekzistencemohues.
Pergjigjen e marrim nder te tjera ne hyrjen e Albanian Grammar. Aty kujtohemi se
- gegnishtja ka zanore hundore e toskerishtja jo
- n-ja nderzanore e gegnishtes ne toskerisht jap nje r pra kemi dukurine e rotacizmit
- diftongu ue i gegnishtes i korrespondon atij ua ne toskerisht
- vo-ja nistore e gegnishtes ne toskerisht eshte va-
- tjeter dallim i rendesishem ne morfologji eshte ekzistenca e infinitit te tipit me punue me shkue ne gegnisht ndryshe ne toskerisht ky funksion ne kete forme ose nje tjeter te ngjashme nuk ekziston.
Me tej ne kapitullin e fonologjise mesojme se gegnishtja i ruan gjatesite e ndryshme te zanoreve te cilat krijojne dhe opozicione minimale apo fjale me kuptime te ndryshme fale kesaj gjatesie dicka qe toskerishtja nuk e ka. Ne teresi ne sistemin fonematik Camaj dallon per zanoret 12 fonema te gegnishtja 7 orale i e e a u o y dhe 5 nazale nderkohe qe toskerishtja ka vetem 7.
Kaq Po kaq. Natyrisht qe ne pershkrimet e cdo nenkapitulli te morfologjise dhe sintakses Camaj jep here-here edhe vecanti te tjera te gegnishtes por keto jane me se shumti pjesore p.sh. te gegnishtes perendimore ose asaj verilindore te Dibres etj. Ndersa ato qe vlejne per gjithe gegnishten jane vetem sa u dhane me lart.
Te thena ne nje cerek faqe por prape te afta per te krijuar nje sistem nje tjeter muzikalitet te tjera ngjyrime nje tjeter atmosfere ne fund te fundit nje tjeter shtepi nga ajo qe ka shqiptari i jugut me toskerishten e tij. Tani nje ekonomist nje jurist ne gazetar do te rrudhe supet kur te marre vesh se paskemi dy sisteme te ndryshme vetem se njera pale thote rne dhe tjetra rere se njera pale thote kam me shkue e tjetra do te shkoj. Kemi mirekuptim te plote per te gjithe keta ekonomiste juriste mjeke dhe ska asnje dyshim se ata e te gjithe ne do te kemi vetem nje gjuhe administrate dhe pune si shumica e kombeve te Europes dhe se toskerishtja e ngritur ne nivel standardi me 1972 ne kete kuptim nuk eshte e rrezikuar. Por ndryshon puna me letersine me shkrimtarin me ate qe e ka gjuhen shtepine e tij. Qe te kthehemi te Camaj ku u bashkua ne nje poeti dhe linguisti shtepia e gegnishtes atdheu kulturor i saj eshte tjeter gje nga instrumenti qe perdor dikush per te hapur dicka bie fjala nje depozite bankare nje proces gjyqesor ose nje abdomen gjuha eshte lenda e jetes dhe jeta vete. Une nuk mund te heq dore nga nje sistem tingellimi dhe strukturimi i cili eshte perdorur i shkruar ne koinene se ciles i perkas te pakten prej 400 vjetesh le te kryhen reforma gjuhesore ne shtetin prej nga kam ardhur une dhe le te mos jete i kodifikuar perfundimisht sistemi im. Ky eshte filli qe pershkon krejt qendresen kulturore/gjuhesore te Camajt nje fill i brendshem pasi ai kurre nuk u vendos ne ndonje llogore. Perkundrazi Camaj ishte i bindur se rezistenca gjuhesore ne rastin e gegnishtes mund te behej vetem permes veprash te fuqishme letrare.
Gjuhen nuk e bejne gjuhetaret ose aparatciket. Ata mund te krijojne e shumta nje sistem lejimesh dhe ndalesash nje kod drejtshkrimor dhe nje polici drejtshkrimore sic u be tek ne me 1972 por ato nuk mund te vendosin per shuarjen e plote te nje tradite te gjate letrare sic dhe nuk bene dot realisht. Pa dyshim qe Camaj e vleresonte dhe rezistencen shkencore ne qofte se mund ta shprehim keshtu ai e cmonte edhe polemiken politike-shkencore sikunder e zhvillonte miku dhe kolegu i tij Arshi Pipa ne nje leter tjeter per Gjon Sinishten date 20 shtator 1990 shkruan Kudo jam mbeshtete gjate vizites ne Kosove ne po ate muaj A.K. ne librin e A. Pipes The politics of Language in soc. Albania. Por duhet thene se ne vitet 1991-1993 sidomos gjate vizites se tij ne Shqiperi profesor Pipa i acaroi palet dhe i largoi kampet se tepermi me deklaratat dhe botimet e tij cka pati per pasoje qe ish-kongresmenet e 1972-shit te shtrengonin radhet te hidheshin ne kundersulm dhe qe perdorimi i gegnishtes te anatemohej deri ne ate mase sa te quhej tentative per percarjen e kombit. Camaj ishte sic e thashe per punen me gjuhen jo per luften me gjuhen nje rruge vertete shume me e gjate dhe me e veshtire por ne fund te fundit me gjasa shume me te medha per mbijetese dhe zhvillim te metejshem.
Ende nuk i jemi pergjigjur pyetjes se cfare gegnishteje perdori Camaj. Po ta krahasosh me dy poete te tjere te medhenj te Veriut pararendes te tij me Fishten dhe Mjedjen gegnishtja e Camajt eshte shume me e bute me e kthjelluar dhe kristalizuar ne pikepamje te trajtave morfologjike dhe modeleve sintaksore por edhe ne pikepamje grafike. Fishta dhe Mjedja bie fjala perdorin me shumice asimilimet e grupeve bashketingellore si - Fishta njitet kenelle desim grane pad xe etj. etj. per ngjitet kendelle vdesim ngrane pa-nda nxe Mjedja tvetuna bi dhimet tremun per tpvetuna mbi mbin dhimbet dhimbjet trembun etj. te dy i reduktojne ne skaj e-te e patheksuara Fishta nper un shllunge mrrina gurt etj. per neper une shtellunge mberrina gurte ose guret Mjedja atdhn gjith ftyre rrkaj tkputuna etj. per atdhne gjithe fetyre rrekaj tkeputuna. Bie ne sy sidomos qe te dy poetet e medhenj te Shkodres nuk bejne shume perpjekje per te perdorur trajta fjalesh qe jane me te pergjithshme ne shqipe keshtu kemi te Fishta shembuj plot si me hi ngae kjosha xane kethelle etj. etj. per me hy nge qofsha zane thelle po keshtu te Mjedja leper qershija bakti kij dullijet per lepur qershija bagti kingj dellijet etj. etj. Edhe ne sintakse kemi vecanti te cilat per mungese vendi ketu nuk mund ti trajtojme. Te dy jane poete me talent te buruar por edhe gjuha e tyre eshte sic do ta quante Camaj natyrore sikurse ka qene natyrore gjuha e rapsodeve te Mujit e Halilit e Gjergj Elez Alise. E per cudi kjo ndodh te dy poete njekohesisht gjuhetare sidomos Mjedja as nuk mund te thuhet se jane me shume te tille ne krijimet e fillimshekullit 20 dhe me pas e kane zbutur gegnishten e tyre pasi nuk u verejt ndonje ndryshim ne gjuhen qe perdoren deri ne vdekje perkatesisht me 1940 e 1937. Te Fishta shohim shpesh qe ai eshte kembengules ne gjuhen e tij edhe pas Komisise Letrare te Shkodres qe vendosi qysh gjate Luftes se pare Boterore gegnishten jugore dialektin e Elbasanit si gjuhe te ardhshme administrative te shtetit te ri shqiptar dhe baze afrimi per shkrimtaret e dy varianteve te medha letrare duke u nisur nga Gramatika e Weigandit me pas tekstet e hartuara nga A. Xhuvani.
Fishta jo vetem qe nuk deshiron te afrohet ndopak me kete gegnishte te zbutur ai eshte deri dhe armik i hapur i saj tek e quan zgjidhje bizantine Ndokush intelektualsh kompetenta shqiptare e shum do funksjonare kompetence mjaft relative te dyshimte... paraqiten edh mendimi i tyne u pelqye qe per gjhe letrare tu zgjidhte jo ndonjani nder dialekte te Shqipnse qe mund te kishte ndo i literature te veten por nji gjhe qe te ngallitte prej te shkrmit njani mtjetrin te dialekteve gege e toske nen emnin bizantin Gjhe e Elbasanit Nji atentat shurdhe Hylli i Drites 1930/12.
Po te kerkojme ne vepren e Camajt shembujt e mesiperm do te gjejme gjithmone zgjidhjet e krahut te djathte dmth. si do duhej te ishin trajtat e Fishtes dhe Mjedjes sikur keta te zbatonin nje gegnishte me te moderuar. Ne nje kuptim Camaj ka leshuar shume kala nga keshtjella e madhe e gjuhesore e rretheve franceskane dhe jezuite te Shkodres asimilimet e togjeve bashketingellore reniet e shumta te e-ve ne pozicion paratheksor thekset e shumta sic i gjejme te Mjedja Camaj le vetem ato kur e njejta fjale pa keto thekse ka kuptim tjeter te vepra e fundit Palimpsest madje heq dore edhe nga trajta nji duke perdorur rregullisht nje
Por deri ketu. Ai mundet qe i heq shtepise se gegnishtes se deriatyshme kthina dhomeza ornamente te mureve por nuk luan shtyllat e saj. Keshtu qe ne nuk humbasim asnje nga aromat tingellimat ngjyrimet qe do te na transmetonin poetet e tjere te Veriut para tij pa permendur ketu qe ai gegnishten e shtiu ne pune edhe per te krijuar abstragime poetike qe kurre me pare nuk qene lavruar ne kete variant madje as ne krejt poezine shqipe.
Per cudi ne kete veshtrim te gegnishtes se moderuar Camaj eshte me afer Migjenit sesa mesuesve te tij nga rrethet jezuite e franceskane. As te Migjeni nuk do ti gjejme ato asimilime e renie te skajshme zanoresh ato trajta margjinale fjalesh sikurse te Fishta Mjedja Prenushi etj. edhe Migjeni shkruan nje gegnishte qe duket sikur tenton - jo drejt nje shqipeje te perbashket per gjithe poetet shqiptare kjo do te ishte deshira e burokrateve te mepasem e ngjashme me deshiren per ta bere Migjenin prarendes te komunizmit - por drejt nje gegnishteje qytetare pike afrimi per gjithe shkrimtaret qe perdorin kete variant. Rruga qe ai ndjek per te ardhur ketu eshte e ndryshme nga Camaj Migjeni shkruan ate idiome thjesht pse kjo i pershtatet me mire natyres se tij laike-qytetare por edhe si kundershtim i pashpallur ndaj gegnishtes se qarqeve katolike. E ben kete pa ndonje vetedijesim gjuhetari madje ka luhatje shkruan bie fjala nje here shgjeton e nje here zhgjeton nje here thellte e nje here fellte etj. Kurse Camaj vjen te gegnishtja e tij ne menyren me te vetedijshme te mundur duke shkruar diten tekste gjuhesore e naten poezi ose anasjelltas....
Ja pra se cmund te beje nje njeri i vetem Te shkruaje praktikisht ne vetmi praktikisht pa publik nje veper te tere letrare e njekohesisht te shpjere para nje tradite gjuhesore ne rrugen e vetme qe ajo mund te ecte. Nje nga vellimet me te mira poetike te tij e quajti Njeriu me vete e me tjere me sa duket duke e ndjere se ishte e madhe shume e madhe barra qe kishte marre persiper pa tjere.