E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita do te ndryshoje rrjedhen normale te punimeve te Kuvendit

Deputetet socialiste do te diskutojne edhe jashte kohes prej 60 minutash sic e percakton rregullorja

Opozita pritet qe te pengoje rrjedhen normale te punimeve te Kuvendit seances e sotme. Edhe pse Rregullorja e Kuvendit ka parashikuar 60 minuta kohe te lire per diskutime jashte rendit te dites deputetet socialiste do te tentojne te diskutojne per ligjin e pronave edhe jashte ketij minutazhi.


Nderkohe ne kalendarin e punimeve per diten e sotme eshte perfshire miratimi i kalendarit te ri 3-javor te punimeve te Kuvendit 27 shtator - 14 tetor 2010 projektligji Per ratifikimin e marreveshjes se huas ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Bankes Islamike per Zhvillim IDB per pjesemarrjen ne financimin e projektit te rindertimit te rrugeve dytesore dhe lokaleprojektligji Per ratifikimin e instrumenteve qe ndryshojne Kushtetuten dhe Konventen e Bashkimit Nderkombetar te Telekomunikacioneve Gjeneve 1992 te ndryshuar nga Konferenca Fuqiplote ANTALYA 2006.

Neser do te miratohet edhe projektligji Per ratifikimin e shteses se kontrates koncesionare Per prodhimin dhe shperndarjen e kartave te identitetit dhe te pasaportave elektronike ndermjet Ministrise se Brendshme te Republikes se Shqiperise dhe grupimit te SAGEM SECURITE dhe Fondit Shqiptaro - Amerikan te Ndermarrjeve si dhe projektligji Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9780date 16.7.2007


Per Inspektimin e Ndertimit te ndryshuar. Dy pika te tjera ne rendin e dites eshte miratimi i projektligji Per disa shtesa ne ligjin nr. 8402 date 10.9.1998 Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit te ndryshuar dhe projektligji Per bazat e te dhenave shteterore. Pika e fundit e kalendarit eshte lene miratimi i dekreti nr. 6685 date 21.9.2010 i Presidentit te Republikes Per emerimin e Kryetarit te Gjykates Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›