E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Turkmenistanit vizion Pakistanin

Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguli Berdimukamedov, ka mbërritur në Islamabad për një vizitë zyrtare njëditore.

Berdimukamedov, pritet të zhvillojë bisedime me homologun e tij pakistanez, Asif Ali Zardari, dhe kryeministrin, Jusuf Raza Gilani, mbi mënyrat për të forcuar lidhjet dypalëshe.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Pakistanit tha se tregtia dhe energjetia pritet të jenë në krye të axhendës.

Udhëheqësit pritet gjithashtu të diskutojnë për një rrjet të transportimit të gazit me një vlerë prej miliarda dollarësh nga Turkmenistani në Indi.

Rrjeti 1,680 kilometrash është planifikuar të transportojë gaz natyror nga Turkmenistani, nëpërmjet Afganistanit dhe Pakistanit, në Indi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›