E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meave de Burgh, shifrantja e shërbimit të fshehtë anglez që simpatizonte shqiptarët

29-03-2012 / Nga Ndrek Gjini

Meave de Burgh jeton vitet e saj te pleqerise ne Wexford te Irlandes. Ajo eshte ndofta e vetmja grua, ende gjalle, qe ka punuar si agjente ne sherbimin e fshehte anglez, gjate kohes qe ky sherbim sterviste te rinj nacionaliste shqiptare ne mergim, me qellimin per t’i derguar me mision ne Shqiperi per rrezimin e regjimit komunist.
Ne rrefimin e saj per kanalin me prestigjioz publik të Irlandës, RTE1, Meave de Burgh tregon rreth jetes se saj ne Malte, ku kishte punuar si shifrante ne sherbimin e fshehte anglez, nderkohe qe burri i saj Kolonel Charles Davison dhe koleget e tij, stervisnin te rinj nga mergata shqiptare per t’i derguar me mision ne Shqiperi. Ne kete interviste ajo flet me mjaft respekt e simpati per keta te rinj, flet per ndjenjat e larta nacionaliste te tyre, per inteligjencen dhe perkushtimin ne permbushjen e detyrave te ngarkuara, etj. Por syte e saj mbushen me lot kur ajo sjell ne memorie nje nate tragjike ku humben jeten gati 300 prej tyre, ne nje aksion qe deshtoi, per shkak te rrjedhjes se informacionit permes dubël agjentit Kim Philby.
Meave u intervistua nga ky televizion per llogari te nje emisioni mjaft te shikuar ne Irlande, te titulluar “Who Do You Think You Are?”, emision qe ka per qellim te shpalose para publikut irlandez rrenjet gjenealogjike te njerëzve te shquar. Ajo u inervistua si gjyshja e Rosana Davison, e cila pasi ka fituar Miss Bota disa vite me pare, tani eshte top-modelja me e bukur irlandeze.
Meave eshte e ema e kengetarit mjaft te mirenjohur te viteve 80-90, Chris de Burgh. Ajo jeton vitet e pleqerise se saj ne kete qytet te bukur turistik ne lindje te Irlandes. Intervista e saj u konsiderua si nje zbulim interesant persa i perket jetes se saj ne kete mision te sherbimit sekret anglez si dhe simpatise se larte qe ajo shprehu per keta te rinj shqiptarë.
Shtypi irlandez i kushtoi vemendje per disa dite radhazi deklaratave te saj rreth perpjekjeve te sherbimeve angleze dhe amerikane per rrëzimin e regjimit komunist ne Shqiperi si dhe tragjedisë njerzore qe shkaktoi roli i dubël-agjentit Kim Philby.
Nje dite pasi u dha ky program ne RTE1, i cili permbante dhe intervisten e saj, si gjyshe e Rosana Davison, profesori im i gjenealogjise, me takon dhe me dhuron nje DVD. Ai e kishte regjistruar kete emision. Me pas ai foli para ne studenteve gati dhjete minuta rreth historise se kesaj agjenteje, dhe simpatise se saj per Shqiperine dhe shqiptaret. U ndjeva mire, por disi konfuz. Kur shkova ne shtepi e vura ate DVD dhe e pashe serish emisionin. Te nesermen e futa ne nje zarf dhe ia dergova Ambasades Shqiptare ne Londer. U shkrova edhe disa miqve te mi ne disa TV te Tiranes, por nuk mora pergjigje.
Gjithsesi para disa javesh u interesova prape per fatin e Meave de Burgh. Mesova se ajo eshte ende gjalle. Sa mire do ishte qe nje televizion shqiptar t’i marre asaj nje intervistë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›