Euro-politika-“Molitva”
Në fakt e gjithë ngjarja u shndërrua në një euro-politikë “Molitva”, apo në një lutje reciproke mes palëve. Serbia lutej që t’i falej e ardhmja evropiane dhe të mos ndëshkohet edhe më tutje për gabimet që liderët e saj i kanë bërë, duke i kërkuar që t’i hapen dyert për në BE, ndërsa që Evropa lutej që Serbia të heq dorë nga Kosova. E vërteta është se ky Festival tregoi pikërisht realitetin politikë që sot mbretëron apo përshkruan BE-në. Ata janë shndërruar në politikë-lutës, sidomos ndaj Rusisë, që ajo të mos përdorë veton apo të mos ua prish planet në Kosovë
Këtë javë u mbajt festivali më i njohur i këngës evropiane, Evrovizion. Ky festival ishte edhe rasti më i qartë për të dëshmuar gjendjen politike dhe të rolit që po ndjek dhe do të ndjek Evropa. Të drejtë pjesëmarrje në këtë festival kanë të gjitha shtete e njohura ndërkombëtarisht. Jashtë mbeti vetëm Kosova. Nuk arritëm që të jemi pjesë e festivalit, Evrovizion, siç ishin të gjitha vendet fqinje, për një arsye të thjesht, nuk jemi shtet i njohur ndërkombëtarisht.
Megjithatë karakteristikë e veçantë e këtij festivali këtë vit ishte, se ai u shndërruar në një euro-politikë. Dukej sikur i bëhej një prehje politikës, në radhë të parë asaj serbe. Serbia ishte pjesëmarrëse me një këngë, e cila këndohej në gjuhën serbe dhe që për çudinë e të gjithëve doli fituese. Po të ishte kënduar në gjuhën angleze do të pranohej më me lehtësi ky rezultat, por të këndohet në gjuhën serbe, gjë që nuk e kanë kuptuar as edhe 5% e atyre që e kanë përcjell, dhe ta zërë vendin e parë është shumë domethënëse.
Këtu ka diçka që nuk ka shkuar. Duhet shikuar se mbi çfarë baze është bërë vlerësimi i këngëve. Edhe më keq del kur kuptohet se kënga fituese është një këngë e vjedhur, thonë nga shqiptarët, por edhe izraelitët thonë se neve na është vjedhur. Në fund të fundit s’ka rendësi së nga kush është vjedhur, rëndësia qëndron tek ajo se, kënga është e vjedhur. Dhe një këngë e vjedhur arrin të kalojë të gjitha testet pa u vërejtur, ose është vërejtur, por që për ndonjë arsye të caktuar arrin të marr vendin e parë.
Kjo mund të ketë dy shpjegime. E para, më këtë dëshirohet t’i thuhet Serbisë se ju e keni vendin në familjen evropiane dhe se ne u pranojmë brenda, megjithatë. Por janë disa arsye të tjera për të cilat ju jeni ndëshkuar. Është për shkak të politikës që ju keni ndjekur. Logjika që kultura, në këtë rast muzika, të mos përzihet më politikën, pranohet. Por, është edhe shpjegimi i dytë, se ky çmim mund të jetë një lutje që Evropa po i bënë Serbisë, edhe pse në Evrovizion ishte Serbia ajo që iu lutë Evropës.
Në fakt e gjithë ngjarja u shndërrua në një euro-politikë “Molitva”, apo në një lutje reciproke mes palëve. Serbia lutej që t’i falej e ardhmja evropiane dhe të mos ndëshkohet edhe më tutje për gabimet që liderët e saj i kanë bërë, duke i kërkuar që t’i hapen dyert për në BE, ndërsa që Evropa lutje që Serbia të heq dorë nga Kosova. E vërteta është se ky Festival tregoj pikërisht realitetin politikë që sot mbretëron apo përshkruan BE-në. Ata janë shndërruar në politikë-lutës, sidomos ndaj Rusisë, që ajo të mos përdorë veton apo të mos ua prish planet në Kosovë.
BE-ja nuk është unike në qëndrimet e saja dhe shumë lehtë ndryshon mendjen. Ajo nuk kërkon atë që duhet kërkuar, nuk i thotë atë që duhet t’i thuhet, por i lutet Rusisë, që ajo të mos përzihet në punët e saja të brendshme. Kosova është çështje e Evropës, siç është edhe Serbia. Të dy këto vende, siç janë edhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë, janë problem i Evropës. Janë në oborrin e Evropës dhe ajo duhet të merret më to.
Rusia mund të jetë pjesë e lojës politike, nëse pranon të luaj drejtë dhe pa “hile”. Nuk duhet t’i lejohet që të hyjë në lojë më qëllim paraprakë, për ta shkatërruar lojën. SHBA-të janë përfshirë në këtë çështje, por paraprakisht kanë orientuar procesin në një drejtim pozitiv dhe BE-ja duhet ndjekur ose ndihmuar për t’u arritur fitorja e përbashkët. Edhe ë shumë, Evropa duhet t’i jetë mirënjohëse SHBA-ve për këtë rolë prijës që ka marrë në zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Megjithatë, stili “Molitva” i politikës së Evropës nuk mund të arrijë shumë larg. Shumë analistë kanë thënë se Evropa, të paktën në gjysmën e parë të këtij shekulli, do të jetë konkurrentja e parë e SHBA-ve. Tani asnjë shenjë nuk e tregon këtë gjë. Më së paku ka shenja politike se Evropa do të jetë një partnere ose konkurrente e fortë e politikës Amerikane. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë duhet shikuar anën tjetër, atë të partneritetit.
Evropa vazhdon të dështojë që të unifikohet për shumë çështje, më e rëndësishmja tani për tani është Kosova. Dhe kështu do të jetë për aq kohë sa nuk do të reformohet ky grumbull shtetesh, i quajtur BE. Asaj i duhet që edhe brenda për brenda vetës të forcojë zërin unikë dhe të hierarkisë vendimmarrëse dhe të mos zhvillojë politikë të stilit “Molitva” ndaj anëtarëve të saj për çdo çështje që diskutohet dhe kërkohet të merret vendim. Kjo po i kushton dhe do t’i kushtojë edhe në të ardhmen.
Nuk është problemi vetëm tek politika që BE-ja ndjek ndaj të ardhmes së Kosovës. Në vitet në vazhdim do të ketë sfida edhe më të mëdha dhe me të renda. Terrorizmi është në oborrin e saj, por edhe kërcënimet që vijnë nga shtete destruktive nuk duhet injoruar. A duhet të zhvillohet politikë e stilit “Molitva” në këto dy drejtime? Çfarë lutje kupton anëtari i organizatës terroriste, p.sh. Alkaida? Ose çfarë mëshire ka apo mund të ketë për Evropën, Osama Bin Ladeni? Sa po i dëgjohen lutjet që drejton nga BE-ja në drejtim të Iranit që ajo ta ndërpresë programin e saj bërthamorë?
Çfarë po sjell kjo qasje politike që ka ndjekur dhe po ndjek Evropa? Deri tani të gjitha problemet i është dashur që t’ia zgjidhë ShBA-ja. Luftën në Bosnjë, në Kroaci, në Kosovë, në Luginë të Preshevës, në Maqedoni, problemet me tranzicionin në Shqipëri dhe vendet tjera të Evropës Juglindore. Asnjë herë nuk arriti që vet BE-ja të zgjidhë një problem dhe të mos kërkojë ndërhyrjen apo ndihmën e SHBA-ve. Po të mos ishte SHBA-ja, Rusia më siguri se do ta nënshtronte BE-në, siç provon përmes shantazhit më gaz që është sot burimi i energjisë, dhe që aq shumë i duhet Evropës.
Prandaj, BE-ja duhet të shikojë se ku po e dërgon politika “Molitva”. Duhet të riorganizohet dhe të bën hapa të tjerë përpara. Duhet ta zhvillojë sistemin e përgjegjësisë hierarkike dhe vendimmarrjes më shumicë dhe të heq dorë nga e drejta e përdorimit të vetos nga anëtarët e saj. Në të kundërtën do të mbetet e paralizuar. Nëse dëshiron ta kopjojë SHBA-në, atëherë kopjimin duhet bërë origjinal. E mira lejohet të kopjohet, siç kopjoj Serbia këngën shqiptare. Por duhet treguar se është kopjuar dhe paraprakisht të dihet se çfarë modeli të udhëheqjes po preferoni BE-ja. Një vend që sot ka 27 vende dhe nesër pretendon t’i ketë rreth 35 vende, nuk duhet të lejojë që të bëhet politikë e stilit “Molitva”, ajo nuk e dërgon askund, për të mos thënë e dërgon në qorrsokak.