E Diel, 1 Nëntor 2026

Frikë nga Konferenca Islamike

Ende pa u definuar statusi i Kosovës, Ekipi i Unitetit tregoi papjekurin politike apo mos dijeni diplomatike. Edhe pse në këto momente historike në të cilin kalon Kosova, duhet të shfrytëzohet çdo rast i takimeve më të larta të organizatave ndërkombëtare në të cilin mund të vihet në dukje çështja e definimit të statusit politik të saj, e në këtë rrafsh edhe kontributi i dhënë nga një organizim i tillë siç është Organizata e Konferencës Islamike ka peshoën e vetë diplomatike. Edhe pse Veton Surroi kishte arritur që nëpërmjet sekretarit të Organizatës së Konferencës Islamike Ekmedin Ihsanoglu të sigurojë ftesën zyrtare për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 34-të të Konferencës Islamike në nivel të ministrave të punëve të jashtme me 15 maj në Islamabad të Pakistanit, edhe pse në këtë aspekt Kosova nuk ka pas të drejtë të merr pjesë, pasi që ende nuk është e pranuar si shtet, kjo ftesë është refuzuar nga epriori nga Ekipi i Unitetit, në radhë të parë nga kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiut dhe të tjerëve, të cilët nuk janë prononcuar gjer tani, përveç Veton Surroit i cili ka qenë pro pjesëmarrjes së Kosovës në këtë sesion.

Në një ligjëratë të mbajtur në Universitetin e Prizrenit kohë më parë lidhur me çështjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe sfidave që e presin atë, njëra nga pyetjet nga auditoriumi ishte vënia e kontakteve nëpërmes kanaleve diplomatike me Organizatën e Konferencës Islamike e cila i tubon 57 shtete në gjirin e saj, dhe e cila paraqet gati një të tretën e votave të nevojshme nga 2/3 e votave të duhurapër anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të thotë prej 192 shteteve anëtare të OKB-së për anëtarësim nevojiten votat e më së paku 128 shteteve që Kosova të jetë anëtare fuqiplotë e OKB-së.

Veton Surroi në përgjigjen e tij me plot seriozitet të duhur dhe me një pjekuri diplomatike, ceku peshën dhe rëndësinë e kësaj Organizate të fuqishme islamike dhe me peshë të madhe ekonomike dhe politike në arenën ndërkombëtare, duke e ilustruar me shembullin konkret se vota p.sh e Katarit është e barazëvlefshme me votën e p.sh.të Gjermanisë për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Por ja që kjo “verbëri” diplomatike nga ana e Ekipit të Unitetit që në fillim me fajin e vetvetes shtrenjtë do të na kushtojë në një të ardhme të afërt, duke e pamundësuar votat e gati 1/3 e votave të nevojshme të Organizatës së Konferencës Islamike për anëtarësim në OKB-në.

Me të vërtetë Ekipi i Unitetit apo disa sosh duan që të shtiren apo ta mashtrojnë vetveten, se botën jo se jo, se identitetin e vet islam ta fshehin apo se turpërohen nga përkatësia e tyre fetare islame. E drejta e tyre personale është se çfarë mendimi kanë ata vet për përkatësin e tyre fetare, aman s’kanë asnjë të drejte të flasin ose të veprojnë kundër interesave të popullit shqiptar me përkatësi shumicë myslimane që e kanë marrë besimin e tyre. E populli shqiptar i Kosovës është me përkatësi fetare 98% islame, dhe se këtë fakt e di e tërë bota, i pëlqefshin apo mos i pëlqefshin anëtarëve të Ekipit të Unitetit, dhe se mos të shtirren e të bëhen më “katolikë se papa” kur në praktikë nuk janë.

Evropa momentale përbëhet prej 50 shteteve anëtare të saj, dhe se shpejti edhe Kosova pas pavarësimit të saj dhe njohjes ndërkombëtare do të jetë shteti i 51 i Evropës dhe shteti i pestë me shumicë myslimane në Evropë, pas Turqisë, Shqipërisë, Azerbajxhanit, Bosnjës që do të thotë 10% nga numri i shteteve të tërësishme të Evropës. Ndërsa sa i përket identitetit të vet islam të popullit shqiptar të Kosovës këtë Ekipi i Unitetit mund ta sprovojë pas pavarësimit të Kosovës me një referendum të organizuar vullnetin e popullit të Kosovës sa janë krenar edhe në % me përkatësin e vet islame. Po ashtu pas pranimit të Kosovës në Unionin Evropian e drejtë e natyrshme dhe e logjikshme është që edhe Kosova të anëtarësohet edhe në Organizatën e Konferencës Islamike si anëtar i 58 i saj fuqiplotë i saj sikurse që janë Turqia, Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnja e Hercegovina e kështu me rradhë.

Në përfundim të kësaj qasjeje politike do t’i citoj thënien e ish presidentit amerikan Bill Kliniton për të cilën mendojë se nuk do fare koment: “ Le të dinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë përdorur autoritetin ushtarak për të mbrojtur jetët e myslimanëve të Bosnjës dhe Kosovës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›